I FUNDIT/ Sekuestrohet shuma e madhe e eurove në Rinas, ja kujt iu gjetën. Policia dyshon se…

Policia Kufitare e Rinasit parandalon dhe godet dy raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 31400 euro.

Advertisements

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, si rezultat i shtimit të kontrolleve, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë evidentuar dhe goditur dy raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të imtesishëm të bagazheve dhe kontrollit fizik të shtetasit M. U., banues në Turqi, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën në çantën e dorës së këtij shtetasi shumën 12900 euro, të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar në momentin e hyrjes.

Advertisements

Po në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit fizik të shtetasit G. Q, banues në Austri, shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën në çantën e shpinës shumën 18500 euro, të cilën ky shtetas në momentin e hyrjes në nuk e kishte deklaruar.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit në Policinë Kufitare Rinas, shtetasit M. U. dhe G. Q. u proceduan penalisht për veprën penale ”Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”, ndërsa shuma e eurove u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRastet e reja në Kavajë dhe Elbasan, si u infektua i burgosuri kur doli me leje
Artikulli tjetër“Merrni masa, situata e rëndë, Qeveria është dorëzuar”, Basha flet për gjendjen nga pandemia, ja apeli për qytetarët