I FUNDIT/ Sa raste kemi në 24 orët e fundit, 2 vik tima, ja si u zgjerua harta e të prekurve me koronavirus

Situata nga Covid-19 në vendin tonë vijon të mbetet në al armante përsa i përket rasteve të reja dhe numrit të pacientëve të shtruar në Spitalin Infektiv.

Advertisements

Sipas përditësimit të fundit të Ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy pacientë, një 64 vjeçare nga Shkodra dhe një 63 vjeçare nga Elbasani. Ndërkohë, janë kryer 451 testime dhe pozitivë kanë dalë 96 persona.

Spitali Inf ektiv sipas Ministrisë është në kapacitet të plotë, pasi janë shtruar 90 pacientë, prej tyre 10 ne terapi intensive dhe 5 në gjendje të rëndë të intubuar.

Advertisements

NJOFTIMI

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend ku vijon të ketë raste të reja por edhe shtrime të reja në spital apo pacientë që kanë nevojë për terapi intensive.

I drejtohemi çdo qytetari, të vendosë maskën në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, edhe në ambiente të hapura, të tregoni kujdes me masat e higjienës dhe të ruani distancën fizike nga të tjerët, nëse nuk janë familjarët tuaj.

Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot bet ejën me sëmundjen 2 qytetare: Një 64-vjeçare nga Shkodra dhe një paciente 63-vjeçare nga

Elbasani, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor nuk ka mundur të mbi jetojë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv dhe situata paraqitet shumë serioze. Aktualisht janë të shtruar 90 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 5 prej tyre janë të int ubuar në gjendje të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 451 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 96 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 51 raste në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Durrës, nga 4 raste në Elbasan, Pogradec, nga 3 raste në Krujë, Kukës, nga 2 raste në Fier, Lezhë, Kavajë, Kamëz, Dibër, dhe nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Devoll, Has, Lushnje, Mat, Përmet, Sarandë, Prrenjas, Bulqizë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 2062 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1508 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton edhe një herë për masat e thjeshta që duhet të respektojë çdo qytetar në përditshmëri:

Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën

Ruani distancën në ambientet publike.

Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.

Shmangni grumbullimet me shume njerëz pasi është rr ezik për përhapjen e inf ektimit nga Covid19.

Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun e familjes.

Nëse nuk është e domosdoshme evitoni kontaktin me institucionet shëndetësore.

Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të i zoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

COVID-19 – Statistika (14 Korrik 2020)

Testime totale 33389

Raste pozitive 3667

Raste të shëruara 2062

Raste Aktive 1508

Humbje jete 97 (Qarku Tiranë 49, Shkodër 17, Durrës 15, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 2, Kukës 1, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 672

Durrës 219

Shkodër 190

Vlorë 97

Lezhë 77

Kukës 51

Korçë 46

Berat 40

Elbasan 39

Fier 36

Gjirokastër 22

Dibër 19

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTërhiqet PS dhe opozita parlamentare: S’shkruajmë në Kushtetutë as sa do të jetë pragu dhe as që ndalohen koalicionet
Artikulli tjetërInfektivi plot/ “Situata shumë serioze”, ja sa pacientë janë në terapi intensive dhe të intubuar