Në një takim virtual me kryetarët e komunave të Kosovës, për të vlerësuar gjendjen pas rritjes së numrit të të infektuarve dhe viktimave nga COVID-19, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti theksoi se ka marrë përkrahje për masat e reja të qeverisë së Kosovës, përfshirë gjendjen e jashtëzakonshme, në luftën kundër përhapjes së sëmundjes dhe përpjekjeve për të ruajtur jetën e qytetarëve.
Advertisements
Por jo të gjithë janë pajtuar me idenë me këtë masë drastike. Kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri dhe nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli kërkuan të mos shpallet gjendja e jashtëzakonshme për shkak të pasoja të mëdha në shoqëri dhe ekonomi. “ Jemi në gjendje të rënduar ekonomike.
I përcolla kryeministrit kërkesën e bizneseve tona që të mos i kufizohet orari i operimit, për shkak se rrezikojnë mbylljen, por të monitorohen vazhdimisht lidhur me respektimin e kushteve të vëna nga IKSHP dhe Ministria e Shëndetësisë.
Advertisements
E mira në këtë mes është se Hoti e ka marrë në konsideratë shqetësimin tonë dhe garantoi që do të gjejë mënyrat për ta kapërcyer këtë ngërc”, shkruan Ismajli, ndërsa shton se kanë kërkuar gjithashtu që të rriten kapacitetet në shëndetësi, duke angazhuar staf shtesë dhe shtretër nëpër spitale regjionale.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!