Emocionuese! 22 vite në Itali, infermierja shqiptare rikthehet në Shqipëri për të luf tuar Covid

Eni Bardhi, infermierja 32 vjeçare me origjinë shqiptare është pjesë e grupit të ekspertëve italianë që kanë mbërritur sot në vendin tonë për të ndihmuar në luftën kundër Covid.

Advertisements

Infermierja tha se ndihet e emocionuar të kontribuojë për vendin e saj, sakaq në një intervistë për report tv shtoi se ka qarë në momentin e parë që mori vesh se është një nga infermieret që do të vijë në Shqipëri.

“Mundësia që më dha shteti shqiptar dhe Italian, më ka bërë shumë të emocionuar, për atë që po bëj në vendin ku po e bëj. Është vendi ku kam lindur dhe nuk harrohet. Jam shumë e emocionuar.

Advertisements

Në momentin e parë kur mora vesh se do vij, qava nga emocioni, i tregova familjes çfarë do bëja dhe janë shumë të kënaqur për misionin. Familja e priti shumë mirë këtë lajm se janë persona se nuk harrojnë nga vijnë.

Dua të ndihmoj spitalin ku do punoj për eksperiencën tonë në spitalin në Itali. Do flasim si mund të ndihmohet në këtë moment. Siç kaloi në Itali mund të kalojë edhe në Shqipëri. Çdo gjë mund të kalojë”, ka thënë ajo.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDeputeti i Kuvendit, i prekur nga Covid-19 në gjendje të vështirë. Balla jep lajmin dhe bën thirrjen e fortë
Artikulli tjetërBesimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, ja rregullat që duhet të ndiqen për shkak të pandemisë