“Eja shihni luf tën mes jetës e vde kjes”, mjeku tregon situatën në spital: Ne s’ndalemi deri në fund, por ju lutem…

Mjeku i Kosoves Arjan Ademi, ka bërë një apel për të gjithë qytetarët që kanë ende dyshime për Covid-19.

Advertisements

Ademi përmes një statusi në Facebook, ka treguar sfidat me të cilat po ballafaqohen gjatë luftës për të shpëtuar jetë njerëzish.

Ai ka ftuar të gjithë ata që po dyshojnë në ekzistimin e këtij virusi që të shkojnë dhe të shohin nga afër se me cfarë po ballafaqohen 24 orë në ditë.

Advertisements

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Shkruan Arjan Ademi
Ju dhe bash ju qe jeni duke bere avokatin e djallit me mosbesim e mosbindje, ejani kur te doni aty ku 24h/7dite ne jave ne mantilbardhet ballafaqohemi me luften anti COVID-19.

Ani ju vazhdoni me te juven e na me tonen, ne me perkushtim, dije, profesionalizem, mund e sakrifice vazhdojme t’iu sherbejme e t’iu dalim ne ndihme te gjithe te semureve qe per fatin e keq jane prekur nga kjo semundje virale.

Po ne vazhdojme pa buke e uje me ore te tera, pa pushim e pa gjum, large familjeve e me mall per ta, larg perqafimit te femijeve e pa llogaritur rrezikun per vete e per me te dashurit tane qe na presin ne shtepi.

Ne qe me shpirt te thyer e me lot ne sy (se edhe ne jemi nga mishi e gjaku) kur humbim ndonje te semure me te cilet tashme jemi lidhur aq ngushte si mishi me thonin, ne qe çdo dite ndajme buzeqeshjen e gezimin me ata te semuret qe sherohen, ne qe çdo dite japim informata familjareve per gjendjen e rende te me te dashureve te tyre e qe me keqardhje jo rralle detyrohemi t’iu japim lajmin e trisht familjareve per humbje jete per te dashurit e tyre, ne dhe vetem ne dijme te ju flasim e te ju tregojme si eshte gjendja.

E ju qe ende nuk po arrini ta bindni veten ejani shiheni l uften ne mes te jetes dhe vde kjes, ejani aty ku lotet e gezimit e dhimbjes jane ne nje vend e do te bindeni per te heshtur e menduar me arsye te shendoshe e per te reflektuar nese sadopak u ka mbetur ndergjegje.

Aman ejani e mandej dilni, shkruani e flisni, analizoni e banalizoni. Ejani se ndoshta ende jeni te verbuar nga klithmat e politikanve, analistave e banalistave qe s’e kane haberin per kete pune e te cilet i kane pushtuar TV e rrjetet sociale duke folur e duke mbjellur ankth, frike, e te pa verteta.

E juve te dashur mos na shpallni heronje se nuk eshte kohe e as nuk po kerkojme nje gje te tille, ju vetem na ndegjoni e respektoni keshillat e thirrjet tona per kujdes e maturi. Aman ndaluni mos boni politike me kete semundje virale qe e ka katandisur globin mbare!

Ne nuk do te ndalemi deri ne fund, me ndihmen e Zotit do ia dalim edhe kesaj here.

#maska #distancafizike #higjiena

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakA gënjejnë mjekët për koronavirusin? Flet eksperti amerikan
Artikulli tjetërVatër e re e COVID-19 në Tropojë, rekord rastesh të reja