E rrallë! Foka e Mesdheut filmohet për herë të parë në Sarandë

Shoqata e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri ka publikuar një video të mrekullueshme në Facebook, ku shihet se Foka e Mesdheut ka vizituar për herë të parë bregdetin shqiptar.

Advertisements

Video është filmuar në Sarandë, ku përmes saj PPNEA ka arritur të dokumentojë praninë e Fokës së Mesdheut.Postimi i plotë nga PPNEA:

“Dokumentimi i Parë i Fokës së Mesdheut në Sarandë

Advertisements

Gjatë vizitave për investigimin e pranisë së fokës së Mesdheut në jugun e Shqipërisë, PPNEA arrin të sigurojë dëshmi në format video mbi praninë e saj në Sarandë. Ky dokumentim u sigurua përgjatë zhvillimit të intervistave me grup target peshkatarët, zhytësit, banorët lokal, si dhe përfaqësues të bizneseve. Filmimi është rregjistruar prej peshkatarëve të zonës, të cilët ushtojnë çdo ditë aktivitetin përgjatë vijës bregdetare. Sipas tyre, gjatë këtij viti, ju është dhënë mundësia për të parë disa herë dy individë të përmasave të ndryshme. Duke u bazuar në përshkrimin e karakteristikave të trupit mendohet të jenë një individ adult dhe një tjetër i ri i Fokës së Mesdheut.

Informacionet e detajuara mbi vendndodhjen, kohën, si dhe karakteristikat fizike u përfituan përgjatë zhvillimit të intervistave në zonë me fokus prezencën e fokës dhe perceptimet e komuniteteve lokale lidhur me të. Zonat e përfshira në këtë proces janë Saranda, Ksamili dhe Himara. Nga përgjigjet e ndryshme arritëm të kuptojmë se perceptimet mbi fokën ishin tepër pozitive dhe se komuniteti lokal e mbështet mbrojtjen e këtij gjitari ujor.

PPNEA, me mbështetjen e aktorëve dhe banorëve lokal do të angazhohet vazhdimisht për sigurimin e qetësisë, në mënyrë që këtij lloji të rrallë t’i ofrohen kushtet e përshtatshme për strehimin dhe riprodhimin përgjatë brigjeve tona. Organizata jonë i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të raportojnë pranë nesh çdo rast evidence të fokës së Mesdheut.”

https://www.facebook.com/watch/?v=3138455979576109

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPlane për plazh këtë fundjavë? Moti ka surpriza të dielën
Artikulli tjetërMeta i jep gradën madhore “Gjeneral Major” mjekut që stërvit trupat ushtarake