Valët e të nxehtit janë rritur shumë si në gjatësi ashtu dhe në intensitet në pothuajse çdo pjesë të botës që nga vitet 1950, sipas studimit të parë që e sheh çështjen në plan rajonal.
Advertisements
Sipas studimit, përshkallëzimi i valëve të tilla është vënë re në mbarë planetin, duke përfshirë Amazonën, Brazilin veri-lindor, Azinë perëndimore e veriore, Mesdheun e jugun e Australisë.
I vetmi rajon i banuar ku nuk u pa një prirje e tillë ishte pjesën qendrore të Shteteve të Bashkuara.
Advertisements
I botuar në revistën “Nature Communications”, hulumtimi tregon se valët e të nxehtit janë bërë më të gjata në 70 vitet e fundit.
Ai ekzaminoi dhe një mënyrë të re matjeje: nxehtësinë cumulative ose intensitetin kumulativ, qe llogarit sa ngrohtësi shtesë lidhet me një event të kësaj natyre përtej pragut tradicional. Rritja mesatare për 10 vjet ishte ndërmjet 1 dhe 4,5 gradësh Celsius, megjithëse në disa vende, si Lindja e Mesme dhe pjesë të Afrikës e Amerikës së Jugut ajo ishte dhe gati 10 gradë Celsius në një dekadë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!