E ëma dhe e motra u vetëflijuan për “t’u ringjallur”, ja ç’po ndodh me 34-vjeçaren tek Urgjenca Psikiatrike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Nënë e bijë u gjetën të pajeta në banesën e tyre, ndërsa vajza tjetër ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Advertisements

Tashmë mësohet se 34-vjeçarja Blerta Josifi është dërguar ditën e djeshme në urgjencën e QSUT-së ku i janë kryer të gjitha kontrollet. Më pas ajo është transferuar tek urgjenca psikiatrike ndërsa aktualisht gjendja e saj mësohet të jetë më e qetë.

Kujtojmë këtu se si pasojë e ngjarjes së rëndë, pa shenja jete u gjet nëna Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe vajza Anisa Josifi, 30 vjeçe. Ndërsa vajza tjetër Blerta Josifi u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Advertisements

Familja Josifi prej 8 vitesh kishin blerë shtëpi në kryeqytet. Ndërkohë gjatë pandemisë ata janë ndihmuar nga Bashkia dhe banorët me ushqime. Një i afërm ka marrë në telefon për ta lajmëruar së xhaxhai i tyre ka ndërruar jetë, por nuk i është përgjigjur asnjë nga familja Josifi.

Ky ka qenë momenti që ka alarmuar të afërmit të cilët kanë shkuar në banesë dhe kanë konstatuar trupat e pajetë. /abcnews.al/

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTra gjedia në Tiranë, kjo është gruaja që u gjet e pajetë me njërën nga vajzat e saj
Artikulli tjetër“Po prek çdo moshë pa dallim”, në Spitalin Infektiv edhe një foshnje, ja gjendja e tij dhe e nënës së bebit