Ne kushtet kur situata nga koronavirusi ne vend po shenon keqesim dita dites, me shtim te rasteve te reja dhe po ashtu edhe humbje jete, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë apel qytetarëve dhe turistëve të tregohen të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të COVID-19.
Advertisements
Me ane te nje videoje te postuar, ajo numeron rregullat qe duhen zbatuar pa asnje neglizhence, per te qene te sigurt ne plazhe.
Rregullat
Advertisements
Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlone dhe në çdo ambient.
Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 meter.
Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë.
Kujdes me përdorimin e ashensorit, respektoni distancimin dhe higjenen.
Hapësira midis ndenjëseve dhe çadrave të pushuesve duhet jo më pak se 3.5 metër distancë.
Shmangni grumbullimet e çdo lloji. Shmangni ambientet e mbyllura, konsumoni ushqim në ambiente të hapura.
Mos këmbeni aksesorët e plazhit me të tjerët. Ruani higjenën vetjake.
Nëse keni temperaturë mos u nisni për udhëtim dhe mos frekuentoni plazhin.
Postimi i Manastirliut
🔴#COVID19
☀️ 🏖⚓️Disa rregulla për t’u ndjekur, për një sezon turistik të #sigurt
🧼Mbani higjienën në çdo ambient
↔️Ruani distancën me persona të tjerë që nuk janë të familjes tuaj
❌Mos këmbeni sendet e plazhit
❌Shmangni grumbullimet
🌡Nëse keni temperaturë, mos u nisni për udhëtim
‼️#RespektoniRregullat
#Bashkë kundër #COVID19
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!