Diell dhe temperatura të larta, njihuni me parashikimin e motit

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët por herë pas here do të zëvendësohet nga reshje të izoluara në zonat malore, kryesisht në verilindje dhe juglindje. Gjatë pasdites pritet një shtim i vranësirave fiilimisht në zonat jugore por që nesër do të shtrihen në të gjithë territorin.

Advertisements

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 16ºC në 31ºC, në zonat e ulëta nga 22ºC në 37ºC dhe në zonat bregdetare nga 24°C në 38ºC.
Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.
Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot kryesisht të kthjellët. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 18ºC deri në 32ºC dhe në zonat e ulëta nga 23ºC në 35ºC.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakStudimi mjekësor: Një në 10 pacientë me koronavirus që humbasin shijen dhe nuhatjen, nuk e rifitojnë më!
Artikulli tjetërRritja e madhe e rasteve, mjeku Pipero flet për mbajtjen e maskës: Ka ardhur momenti që…