“Dëboni demonët”, enigma në ditarin e motrave Josifi. Zbardhen shënimet e Anisës e Blertës

“Shëroni të sëmurët, pastroni lebrozët, ngjallni të vdekurit, dëboni demonët. Falas morët, falas jepni”. Ky është një nga shënimet në ditarin e motrave Josifi, që u gjet pas ngjarjes në shtëpinë e tyre në Kombinat.

Advertisements

Burime nga grupi hetimor thanë se po analizohen me kujdes të gjitha shkrimet e gjetura në shtëpi, apo edhe nënvizimet që ato kishin bërë në librin e Dhjatës së Re. Enigma e ditarit që u gjet në apartamentin e familjes Josifi, ende nuk është zbardhur plotësisht.

Por ato që shkruhen në të, pjesa më e madhe, janë psalme të shkëputura nga librat e shenjtë, madje disa prej tyre ishin vënë në zbatim nga Zhaneta dhe dy vajzat e saj. Burimet thonë se në ditar nuk është shkruar vetëm nga një person, pasi në faqe të ndryshme ka shkrime të ndryshme.

Advertisements

Besohet se shënimet janë të dy motrave, mund të jetë nisur nga Anisa deri në momentin që ajo ndërroi jetë dhe më pas është vijuar nga motra e saj Blerta, e cila fatmirësisht i mbijetoi vetëflijimit.

DITARI

Ditari ka nisur të mbahet që nga muaji mars i vitit 2018. Ndërsa në shënimet e muajit prill të po atij viti, shkrimet janë më të shpeshta.

“Madhështia e pranisë së Perëndisë, edhe pse je i rrethuar prej gardhit të Perëndisë, Zoti është aty me ty, Ai nuk është jashtë. Gardhi i Tij të mban ty brenda dhe jashtë armikun. Liri është të ndjekësh vullnetin e Tij për jetën tënde dhe t’i nënshtrohesh Atij. Nuk mund të largohesh prej pranisë së Tij”, thuhet në një prej shënimeve në ditar. Më tej theksohet në një shënim se drita dhe errësira janë e njëjta gjë.

“Ai është që në fushat më të errëta, në vendet brenda jetës tënde. Drita dhe errësira është e njëjta gjë për Të. Ai është me ty gjithmonë. Mos druani, sepse Unë jam Perëndia juaj. Ju s’mund të largoheni prej Meje”, shkruhet aty. Diku më poshtë, vajzat, nuk dihet se cila prej tyre, Anisa apo Blerta, shkruajnë duke cituar psalmet e librit të shenjtë, që duhej të ruheshin nga njerëzit.

Nënvizimet në Dhjatën e re

“Jini pra të mençur si gjarpërinjtë dhe të pastër si pëllumbat. Por ruhuni nga njerëzit, sepse do t’ju zbarisin përpara sinedrave të tyre dhe do t’ju fshikullojnë në sinagogat e tyre”. E ndërsa ajo që duket se është tentuar të vihet në jetë, fillimisht nga Anisa e më pas edhe nga nëna e motra e saj, përveçse është shkruar në ditar, është nënvizuar edhe në Dhjatën e Re: “Shëroni të sëmurët, pastroni lebrozët, ngjallni të vdekurit, dëboni demonët. Falas morët, falas jepni”. Më tej shkruhet: “Atë që unë ju them në terr, e thoni në dritë dhe atë që dëgjoni të thënë në vesh, predikojeni mbi çatitë”.

SHENIMET

“Dhe në qoftë se fryma e atij që ringjalli Krishtin prej së vdekurish banon në ju, ai që e ringjalli Krishtin prej së vdekurish do t’u japë jetë edhe trupave tuaj vdekatarë me atë të frymës së tij që banon në ju”, ky ishte një nga nënvizimet në Dhjatën e Re me kapak të zi, që u gjet në shtëpinë e familjes Josifi.

E shumë shënime të tjera si kjo duket se hedhin dritë mbi vendimin ekstrem të nënës e dy vajzave për t’u vetëflijuar. Besimi në ringjallje duket se i kishte bindur deri në atë pikë, sa kanë qëndruar pa ngrënë për ditë e ditë të tëra, deri në vetëflijim.

Gjatë kohës që kanë qëndruar brenda, të paktën prej 15 muajsh, aq kohë sa u mbajt në shtëpi trupi i pajetë i Anisa Josifit, nënë e bijë që vendosën të agjëronin për ta ringjallur duket se janë munduar të gjejnë në librin e shenjtë që besonin, arsyen se përse po vepronin në këtë formë./Panorama.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE dhimbshme! Rudina Dembacaj humb babain(FOTO LAJM)
Artikulli tjetërAsnjë banor i këtij fshati nuk ka veshkë, i shesin nga varfëria ekstreme