Zëvendës kryeministri, Erion Braçe, në një postim në mediat sociale ka reaguar ashpër kundër kreut të opozitës, Lulzim Basha. Braçe ka postuar fotot e Bashës nga takimi i sotëm në Podradec dhe shkruan se ka qenë pa maskë dhe nuk ka mbajtur distancën fizike.
Advertisements
Numri 2 i qeverisë quan kreun e opozitës budalla dhe pyet se çfarë duhet të bëjë qeveria me të, ta arrestojë, t’i bëjë tamponin apo ta gjobisë për rregullat e shkelura.
“Ue ue ue nevriku; Si tha-si tha, Qeveria u dorezua, Mbroni veten?! Me falni, po cte bej qeveria me nje budalla te tille? Hyn ne nje bulmetore, mbyll deren se do bej videon e tij idiote, ne pak meter katror e pa ajrim behen tre vete bashke, asnje me maske, asnje me doreza-dyqan ushqimi, llap e llap e shperndan sterkla ngado per 30 minuta e me shume me rradhe, prek me dore siperfaqe qe duhet te jene sterile, dizinfektanti nuk duket gjekundi!
Advertisements
He pra, cte bej qeveria me kete? Ta gjobise? Tamam, pse nuk gjobitet ky apo eshte ndryshe nga dynjaja ky, ka imunitet? Ta ndaloje, ti bej tamponin e nese del pozitiv ta arrestoje? Apo ka imunitet nderkombetar ky dhe behet nami neper bote per kete? E di si eshte puna njerez; Patjeter qe mbroni veten! mbani maske ne cdo ambjent te mbyllur e pa distanca, pa ajrim! Beje per vete, familjen tende, prinderit e tu! Budallenjte shkojne e vijne, kur behen te demshem duhet du perplaset ligji surratit!”, shkruan Erion Braçe.
Më herët kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Pogradeci u ka bërë thirrje bizneseve që të marrin vetë masa pasi qeveria është dorëzuar dhe nuk po menaxhon më situatën e COVID-19.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!