Barbados, oferta e rrallë: Një vit punë nga plazhi për të interesuarit!

Njerëzit që punojnë në distancë mund të kenë shansin të zhvendosen në Barbados për një vit, sipas propozimeve të reja që po merr në konsideratë ishulli i Karaibeve.

Advertisements

Kryeministrja Mia Amor Mottley është duke shqyrtuar planet për një “ndalesë 12 mujore në këtë parajsë” , një nismë e cila u lejon vizitorëve që të punojnë nga larg për një vit duke qëndruar në ishullin e bukur. Për momentin, ideja po shqyrtohet me kujdes në drejtim të implementimit të saj, për shkak të testimeve të kufizuara.

Pandemia nëpër botë ka pasur ndikim të madh mbi lëvizjet e udhëtimet, duke goditur fort edhe industrinë e turizmit të Barbadosit. Turizmi përbën 40% të PBB-së së ishullit, dhe gati 30% e forcës së tij punëtore është e punësuar pikërisht në këtë sektor.

Advertisements

Edhe pse impakti i virusit në vetvete ka qenë i kufizuar në këtë vend, mungesa e udhëtimit ndërkombëtar e ka prekur rëndë ekonominë e Barbadosit, që tani po sheh mënyrat sesi të tërheqë sa më shumë njerëz.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShe.rri me shokun e skuadrës, lojtari i Partizanit shfryn në Instagram: Boll shpifët, s’jam në spital
Artikulli tjetërMis teri i çiftit që vizitonte familjen Josifi. Çfarë thanë dëshmitarët e shumtë për prokurorinë