Gjithmonë në qendër të vëmendjes… e kush tjetër përveç Aurela Gaçes? Këngëtarja e dashur për publikun është kujdesur gjithmonë për të ruajtur detaje nga jeta private, e për të mos i ndarë ato me të gjithë… por duket se kësaj here është “tradhtuar” nga të dashurit e saj.
Advertisements
Këngëtari Dashnor Diko, koleg me Aurelën dhe miq prej vitesh bashkë, ka ndarë disa momente në rrjetet sociale nga një drekë e përbashkët e këngëtares në një restorant në Tiranë, por jo vetëm.
Krah Aurelës shohim të shoqin e saj, Skerdin, i cili gjithë është “mbajtur” në hije nga këngëtarja. Këngëtarja nuk i ka kursyer batutat në të shkuarën ku sa herë që është shfaqur me Dashnor Dikon, ka thënë me humor se “…Për atë dashnorin që më pyet mua ky… Ai është i imi, është i yti, është i të gjithë neve. Dashnorin e kam lënë në shtëpinë e tij. Ai është Dashnor Diko.’,-shprehej vite më parë Aurela në “Xing me Ermalin”.
Advertisements
Me ta është edhe vajza e tyre, Grejsi, por edhe treshja e pandarë, Romeo dhe Donald Veshaj bashkë me Bora Zemanin.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!