Qetësia politike u prish. Nëse nuk ka qenë një qetësi e rreme, atëherë mund të themi se vërtetë kemi hyrë në pikën më të nxehtë të verës politike. Ishte pikërisht vendimi i mazhorancës për të hequr koalicionet nga votimi i 23 korrikut për kodin ajo që solli edhe furtunën që pasoi menjëherë nga kampi demokrat. Për këto zhvillimet të fundit politike foli analisti Afrim Krasniqi.
Advertisements
‘PS ka shijuar pushtetin e vetme, por në zgjedhje s’mund të shkojë kështu’
‘Ky debat nuk ka lidhje me hapjen apo mbylljen e listave, madje vendimi për të hapur listat në vetvete është vendim pozitiv, por nuk është hapje listash, pasi në momentin që shkon me hapje listash dhe eliminon koalicionet politike është kufizim dhe do të kemi vetëm dy oferta më pas. Por çfarë ka ndodhur? Jemi në fundin e mandatit të dytë dhe në fundin e fazës ku po debatohet se kush do të marrë drejtimin e vendit.
Advertisements
Gjatë kësaj jave kemi parë dy konsultime të rëndësishme, të cilat ishin në kundërshtim me ligjin. Konsultim në kryeministri me grupin e deputetëve dhe kryetarët e bashkive. Në kundërshtim me ligjin sepse nuk u bënë në selinë e partisë, pavarësisht se ishin për çështje partie. Në këto debate doli dilema që PS është parti e vetme. Ajo e ka shijuar pushtetin deri më sot, por të shkojë e vetme në zgjedhje ka në mënyrë automatike një rënie drastike të shanseve të saj për të fituar një mandat tjetër. Në këto rrethana, e ka gati të pamundur për të gjetur aleatë. Përplasja e ashpër e detyron atë të krijojë mekanizma të tjerë. Nëse ndalohen koalicionet, PS është parti e parë në Shqipëri që nga viti 1996 dhe i shtohen shanset për fitore’
Krasniqi zbulon bisedën e ndërkombëtarëve me Ramën: Nuk shkoi mirë
‘Problemi është më i thellë. Gjatë javëve të fundit ka pasur disa ngjarje të cilat nuk janë raportuar në media. Një prej këtyre zhvillimeve është një komunikim i ambasadorëve kryesorë perëndimorë me kryeministrin, ku i është bërë shumë e qartë se i gjithë faktori ndërkombëtar në Tiranë është unanim në nevojën për votimin e paketës ligjore e ndryshimeve të 5 qershorit.
Debati nuk ka shkuar mirë dhe ne e pamë kalkulimin e debatit në atë çfarë ndodhi në parlamentet. Mazhoranca u detyrua të negociojë me deputetë të kontrolluar prej saj, për të siguruar numrin e nevojshëm të votave, që ajo praktikisht i ka. Ajo po përdor atë që quhet opozita parlamentare, për të artikuluar këtë skemë elektorale, eliminimin e koalicioneve dhe detyrimin e partive të opozitës për të hyrë në një listë të vetme’.
‘Nuk do të ketë përfitim opozita e re nga hapja e listave, e cila ka kërkuar një listë që i jep mundësinë për të konkurruar në nivel kombëtar, por po hapen listat në qarqe, ku shanset për aktorët e tretë janë teorikisht zero. Në këtë rast kemi edhe një deformim të përdorimit të teknologjisë në zgjedhje dhe e zgjerimit të elementeve që e rrisin pasigurinë në zgjedhje.
Unë parashikoj që një numër shumë i madh subjektesh do të kërkojnë proces gjyqësor për të verifikuar nëse është numëruar mirë vota. Kjo do të ketë një kosto shumë të madhe për Shqipërinë. Ky është një risk shumë i madh për procesin e integrimit. Rama ka vendosur të shkëpus deri diku lidhjet e besimit me një numër aktorësh ndërkombëtarë dhe t’i qëndrojë besnik nevojës së tij dhe synimit të tij personal për një mandat të tretë politik’.
‘Heqja e koalicioneve zhduk partitë e vogla të të dyja palëve’
‘Kryeministri i ka të gjithë elementët për të gjetur një kompromis në këtë pikë, ka edhe përgjegjësinë publike për ta zgjedhur, ka të drejtën politike, por edhe legjitimitetin për ta bërë këtë gjë. Kërcënimi i sotëm mund të merret edhe si një lloj testimi i aktorëve politik, opinionit publik dhe i faktorit ndërkombëtar. Do të jetë shumë e vështirë për ta bërë, pasi janë një numër i pafund detajesh që do të vështirësojnë këtë eksperiment të ri, të cilin Shqipëria e ka provuar në vitin 2001.
Për memorie të qytetarëve, në listën e PS të futen edhe individët e partive aleate të Partisë Socialiste dhe në listën e PD të hyjnë të gjithë individët e partive aleate, duke krijuar një listë të përbashkët dhe qytetarët të zgjedhin midis listës. E dini çfarë do të ndodhë? Militantët e PS do të votojnë për kandidatët e PS në listë, ata të PD për kandidatët e PD dhe nuk do të ketë parti tjetër politike. Rreth 30% e elektoratit do të ngelet pa përfaqësim’
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!