“Alo Edi jam…laji duart!”/Mesazhi në telefon gjatë COVID-19, kreu i AKEP sqaron pse u lejua

Kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Tomi Frashëri ka raportuar për vitin 2019 në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë. Ai është pyetur nga deputeti Korab Lita për mesazhin e shpërndarë nga kryeministri Edi Rama (Shiko këtu) në fillim të pandemisë së koronavirusit.

Advertisements

Në fjalën e tij, Frashëri u shpreh se një mesazh i tillë ishte dërguar edhe nga vende të tjera duke përdorur persona të ndryshëm si këngëtarë, artistë apo prefektë të zonave. Megjithatë ai shtoi se Rama kishtë kërkuar që mesazhi të kufizohej vetëm brenda fundjavës.

PJESË NGA KUVENDI:

Advertisements

PYETJE: Mesazhi i Ramës gjatë pandemisë, intimidimi i medias? E keni autorizuar? E keni verifikuar?

Tomi Frashëri: Në ditët që pasuan 6 marsin, autoritet u përpoqën të gjenin mënyra nga më të pamendueshmët për të sensibiluar popullinë të merrte akte jetëshpëtuese. Edhe në Kanada shteti ia besoi mesazhet artistëve, në Francë ia lanë prefektëve. Ishin ditët e para u kërkua nga qeveria një bashkëpunim me të gjithë institucionet që të kujdeseshin për gjendjen. Në mungesë koordinimi, kryeministri propozoi që të bënte mesazhin e tij vokal. Ky ishte për sensibilizim dhe vetë kryeministri me miratimin e operatorëve kërkoi që të ishte e kufizuar në kohë, vetëm për fundjavën. Kështu u gjet zgjidhja. Për çështjen e kontentit, secili ka mendime personale. AKEP nuk e kontrollon kontekstin. Mënyra si proceduam është kjo që shpjegova, ishte urgjente dhe emergjente. Në asnjë vend nuk ka rregullime ligjore që të përcaktojnë autoritetet për të çuar mesazhe zanore. Së fundmi, zoti Lita më bën një kujdesë për ligjin. Ky ligj nuk duhet konsideruar i hyrë në fuqi sepse e ka kthyer në Kuvend zoti Meta. Projektligji 91 2019, nuk ka hyrë në fuqi por ama 92 2019 ka hyrë në fuqi është botuar në Fletoren Zytare. Ne jemi të pavarur por edhe ligjzbatues, nëse kërkoni ta rishikoni mund ta bëni.

Në fillim të marsit, kur vendi po përballej me rastet e para të pandemisë së koronavirusit, kryeministri Edi Rama dërgoi një mesazh zanor dhe të shkruar tek telefonat e të gjithë qytetarëve në Shqipëri duke i kërkuar që të respektonin masat dhe higjenën.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMungesa e turistëve dhe plazhet bosh, kamarieri del “defiçit” ne fund të ditës
Artikulli tjetërPlas shèrri mes operatorëve të transportit publik, zbulohet nëse do të rritet çmimi i biletës(Kërkesat për qeverinë)