Zangrillos pretendon se ky është një parashikim optimist, pasi ai thotë se tashmë bota është ende në valën e parë të Covid-19.
Advertisements
Pasi specifikoi ditët e fundit se 21 vdekjet e regjistruara në Lombardi nuk ishin shkaktuar nga Covid-19 por nga patologjitë e mëparshme, mjeku përpiqet edhe një herë të rivendosë qetësinë, duke përfituar nga një intervistë dhënë “Corriere” për të shpjeguar që masat e izolimit dhe distancës shoqërore në të vërtetë kanë shërbyer për të ulur ngarkesën virale.
Por jo vetëm, pasi përveç kësaj, në fakt e ashtuquajtura “forcë vdekjeprurëse” e virusit gjithashtu është ulur ndjeshëm.
Advertisements
A jemi në fund të valës së parë të Covid-19?
Mendoj që po. Të gjithë në fakt po presin valën e dytë, por unë jam optimist se ajo nuk do të vijë dhe virusi do të ndalet këtu.
A është virusi më pak agresiv?
Veçanërisht në Itali, ai është më pak vdekjeprurës. Koronavirusi, po bën atë që bëjnë të gjithë viruset e tjera, po përshtatet me trupin e njeriut. Gjithashtu ka mundësi të ndryshojë disa nga karakteristikat e tij gjatë evolucionit.
Në SHBA spitalet po mbushen plot, edhe pse kurba e të vdekurve është në rënie. Pse po ndodh kjo?
Covid-19 po qarkullon kryesisht tek të rinjtë, sepse mosha mesatare ka rënë, ndërsa numri i personave në spitale po rritet sepse edhe virusi tani është bërë lehtësisht më i transmetueshëm. Kjo sjell zhvillimin e disa sëmundjeve që duhet të trajtohen menjëherë. Në rast se kurba e vdekjeve do të rritet, kjo do situatë duhet analizuar sërish.
A do të arrijmë së shpejti të kemi zero raste me koronavirus?
Kjo është e pamundur, sepse virusi qarkullon akoma sot në të gjithë botën. Do ende shumë kohë të vijë ajo ditë.
Çfarë do të ndodhë në vjeshtë me koronavirusin?
Unë jam optimist. Mendoj se kemi 50% mundësi që ai të largohet. Nëse jo, frika ime është që nëse spitalet do të organizohen në mënyrë të tillë për të përballuar një tjetër fluks.
Burimi: CORRIERE
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!