A do e padisë Shqipëria për genocid Serbinë? Ja si pergjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria nuk mund të bëjë padi për Serbinë, në emër të Kosovës. Sipas shefit të qeverisë shqiptare, “ne jemi një komb një familje, por jetojmë në dy sthete e dy shtëpi të ndryshme, dhe mesa unë di një shtet nuk mund të bëjë padi për një shtet tjetër në kuptimin në emër të një shteti tjetër”.

Advertisements

Duke iu referuar aktakuzës së ngritur ndaj Thaçit e Veselit, Rama tha se “në të gjitha rastet besoj se kjo që ka ndodhur me presidentin e Kosovës dhe ish kreun e Kuvendit s’mund të përballohet dot duke bërë sikur po intensifikojmë luftën me Serbinë”.
Intensifikimi i luftës me Serbinë, tha Rama “përkundrazi, besoj se bërja sikur duke u barrikaduar e duke nisur nga fletërrufetë për atë cka ka ndodhur, vetëm dobëson pozicionin e Kosovës e forcon pozicionin e Serbisë. Nganjeherë aletatët më të mëdhenj të kundërshtarit janë me apo pa dashje ata që bëjnë sikur e luftojnë kundërshtarin më fort”.

“Është proces i pashmangshëm, fqinjin nuk e zgjedh e ke aty, e kur zgjedh të lësh armët duhet të bësh cmos të gjesh paqen jo për fqinjin por për fëmijët e tu, por edhe sepse në një proces si ky, duhet bërë pyetja, sot cfarë duhet të presim ne?

Advertisements

Shqiptarët në vitet e fundit, s’kanë qenë kurrë më mirë se sa në gjithë historinë e tyre.

Kjo është e vërteta. Kemi dy shtete, jemi një rast unikal, por nga ana tjetër sa më shumë sfida e paqes komplikohet dhe e qeverisjes, aq më shumë shohim të prevalojnë instiktet dhe metodat e vjetra që në historinë tonë na kanë shkatërruar gjithmonë, të sherrnajës e ndasisë mes vedi dhe kur vjen fjala për një interes të madh kombëtar e strategjik.
S’ka problem të jemi të ndarë për reformën zjgedhore, mirëadministrimin e pandemisë, apo 1001 gjera, por s’mund të jemi të ndarë e të sherrosemi për interesin strategjik e pjesë thelbësore e tij është dialogu për të arritur në njohjen përfundimtare.

Ça presim ne, që presidenti i Serbisë të deklarojë që do njohë Kosovën?
Apo të tregojë se ndjehet keq pse ne nuk jemi në gjendje të flasim me një zë, mos i prisni këto, s’kanë për të ndodhur deri sa të ndodhin, kurrë se kjo është një luftë diplomatike, është shah, nuk është boks.
Kurse ne e këemi shume të lehtë të biem në gracka fare banale sic është edhe gracka e një grupi që qenka i angazhuar në një pazar për të ndarë Kosovën e një grupi tjetër që është i angazhuar të mbrojë Kosovën jo më nga jashtë por nga armiku i brendshëm, e u gjetën dhe në Prishtinë e Tiranë e u ndërtua një histori e tërë që për fat të keq shumëkush pritet dhe ta besojë, ndërkohë kjo është tallja më e madhe që mund të bëhet me Kosovën nga ata që medemek e mbrojnë.

Teoritë e konspiracionit, na ka bërë shumë dëme në histori, mund të na bëjë dëm, shumë të madh sot, kur kemi në të njëjtën kohë dy cështje të mëdha që tani janë të ndërlidhura me njëra tjetrën si reflekse në pasqyrë”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTakimi me Hotin/ Rama flet për temat kyçe: Nga Dogana e Kosovës në Durrës, ja çdo ndodhe me kufirin
Artikulli tjetërDëshironi barkun përfekt? Konsumojeni këtë pije para gjumit