Policia Kufitare e Morinës, Policia e Kukësit dhe Interpol Tirana, kanë sekuestruar një automjet luksoz të vjedhur në Itali dhe kanë arr estuar në flagrancë një 36-vjeçar kosovar banues në Zvicër.
Advertisements
“Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, në kuadër të masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e k rimeve ndërkufitare, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, shtetasin L. R., i cili transportonte një mjet luksoz “Lamborghini Gallardo”.
Pas verifikimeve të thelluara në bashkëpunim me DVP Kukës dhe Interpol Tirana rezultoi se mjeti “Lamborghini Gallardo” ishte vjedhur në Itali më datë 20.07.2011 dhe ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma.
Advertisements
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Nar kotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin e shtetasit L. R., 36 vjeç, banues në Zvicër, për veprën penale “Tra fikimi i mjeteve motorike”.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!