Pyetja në testin e Gjuhë-Letërsisë, se çfarë bëri Turi ishte një nga dilemat më të mëdha të maturantëve. Këtyre të fundit u kërkohej të zgjidhnin një nga katër alternativat e dhëna, për të gjetur vijueshmërinë e një teksti. Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi,gjatë një interviste në “A2”, zbuloi se përgjigja e saktë është alternativa D.
Advertisements
Maturantët u ngritën në protestë ditën e djeshme, para Minsitrisë së Arsimit. Ata kërkuan ripërsëritjen e provimit, pasi sipas tyre pyetjet ishin subjektive dhe niveli i testit ishte mbi mesataren. Njëkohësisht maturantët kërkuan uljen e pikëve për futjen në Universitet dhe uljen e peshës së provimit të Gjuhë-Letërsisë në llogaritjen e pikëve.
Ndërkohë, drejtoresha e QSHA, Rezana Vrapi, në një komunikim për mediat ditën e djeshme, bëri me dije, se nuk do të ketë rivlerësim, ndërsa hodhi poshtë pretendimet e maturantëve, duke thënë se hartimi i testit nuk kishte probleme nga ana shkencore.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!