“Na mbylli derën, na la pa baba”, fjalët prekëse të djalit të vik timës në Gjirokastër, ja cfare tha autori

Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me bu rg” për Janaq Koletën, i cili akuzohet se vr au bashkëfshatarin e tij në fshatin Labovë e Zhapës të Gjirokastrës. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës, rreth orës 20:00. 67-vjeçari akuzohet se pas një sh erri për kullotën, goditi për vd ekje 60- vjeçarin Andrea Xhavarra.

Advertisements

Ndaj tij është ngritur akuza “V rasje me dashje”. Para togave të zeza, Koleta tha se “u qëndronte deklarimeve të tij të mëparshme”, duke iu referuar kështu motivit dhe shpjegimeve të dhëna më herët para uniformave blu të Gjirokastrës.

SI NDODHI NGJARJA SIPAS KOLETËS

Advertisements

Për plasjet për kullotën duket se i kishin shtyrë dy bashkëfshatarët në përplasje të herëpashershme. Një debat që vazhdonte rregullisht prej të paktën tri ditësh, përfundoi dh unshëm mbrëmjen e së martës kur trupi i 60–vjeçarit Andrea Xhavara shkoi i pajetë në Spitalin e Gjirokastrës.

Dëshmitarët pohuan se vde kja e tij ishte pasojë e një grindjeje me një bashkëfshatar, ndërsa burime nga Spitali Rajonal “Omer Nishani” pohuan se vik tima kishte plagë në kokë, shkaktuar nga goditja me një mjet të rëndë dhe vd ekja kishte qenë e menjëhershme.

Policia udhëtoi në fshatin e largët malor, duke vendosur në pranga autorin 67–vjeçar, i cili ndodhej në banesën e vet.

“E qëll ova me shkop nga këmbët, ai u rrëzua dhe u vr a te shtylla”, tha Koleta në deklaratën e vet në Polici, duke theksuar se nuk kishte dashur të vr iste 60-vjeçarin, por gjithçka kishte ndodhur në gjaknxehtësi e sipër.

“Kur ra në tokë, i iku gjuha. U përpoqa t’i nxirrja gjuhën, por mbaroi”, mësohet se ka thënë autori në Polici. Koleta njihej nga banorët e zonës si njeri problematik, pasi kishte pasur për plasje të vazhdueshme edhe me banorë të tjerë të fshatit.

DJALI I VIK TIMËS: NA MBYLLI DERËN

Vi ktima Andrea Xhavara jetonte me bashkëshorten dhe dy prindërit e moshuar.

Djali i tij, Ermal Xhavara, tha për median se konflikti ka qenë i përhershëm dhe se autori ka qenë një person problematik.

“Konfliktet kanë qenë të vazhdueshme për çështje kullotash, gjëra bagëtish. Pak a shumë kjo ka ndodhur edhe dje, e njëjta situatë. Ai (Koleta) bënte fjalë për ca vende që hiqej sikur i kish të tijat dhe përplasej me këdo”, tha ai.

“Problematik ka qenë gjithmonë këtu në fshat me të gjithë. Kështu ka bërë”, shton djali i vik timës.

Mes dhimbjes ai mbyll bisedën me vetëm një fjali. “Na mbylli derën. Ai vetë nuk ka fëmijë, ndërsa neve na la pa baba”. B.M

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMamaja e Ledri Vulës uron Sarën për ditëlindje/ Ja si e thërret vjehrra
Artikulli tjetërKontakt me aktorin e Portokallisë në aktivitet, shënohet rasti i parë me COVID në Përmet