“Vetëm ne të dyja kemi ngelur”, Në pritjen e ëmbël, Jonida Vokshi dhe Alba Çobaj kanë të njëjtin hall me shtatzëninë (FOTO)

Teksa ka publikuar disa foto në faqen e saj të Instagramit, Jonida ka shkruar se sa herë bën një foto, mendon se është e fundit me bark të rrumbullakosur, dhe se ditën tjetër do të lindë.

Advertisements

TIRANË– Muajt e fundit shumë prej personazheve publik, mjaft të përfolur edhe në showbizzin shqiptar, janë bërë prindër për herë të prë ose janë në pritjen e ëmbël.

Kështu aktorja e njohur, Jonida Vokshi ka ndarë shumë momente me ndjekësit në Instagram gjatë kësaj periudhe të bukur të jetës së saj.

Advertisements

Teksa ka publikuar disa foto në faqen e saj të Instagramit, Jonida ka shkruar se sa herë bën një foto, mendon se është e fundit me bark të rrumbullakosur, dhe se ditën tjetër do të lindë.


“Sa herë bëj një selfie këto ditë, mendoj që është e fundit shtatzënë dhe tjetra do të jetë me foshnjë në krahë. Nuk po më durohet më të të njoh, vdiqa.”- ka shkruar Vokshi.

Ndërkohë poshtë kësaj fotoje ka reaguar edhe ish- banorja e Big Brother Alba Çobaj, e cila siç duhet është në të njëjtën mendje me Jonidën. Kjo pasi edhe vet Alba është në muajin e fundit të shtatzënisë.

“Hahaha, fiks, njësoj. Të gjithë lindën vetëm ne të dyja kemi ngelur. Ditët e fundit qenkan më të padurueshmet.”- ka komentuar Alba.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAlarm në Greqi/ Zhduket vajza 10-vjeçare, policia kërkon ndihëm e qytetarëve
Artikulli tjetërGjendja e Schumacherit, ka shpresë për operacionin e ish-kampionit