Në fillim të këtij viti u përfol për një prishje të miqësisë mes Ermal Mamaqit dhe Elvana Gjatës.
Advertisements
Por aktori i njohur ka treguar që vazhdojnë të ruajnë miqësinë.
Ai publikoi mesazhet që i kishte dërguar Elvana Gjata duke bërë batuta me njëri-tjetrin.
Advertisements
Këngëtarja i komentoi në një foto që Ermali postoi në InstaStory të djalit të tij Joelit dhe qenit.
Ajo shkroi se qeni ngjante me Ermalin ndërsa Joeli ishte kopje e Amit.
Aktori dhe biznesmeni postoi bisedën me përshkrimin: “Skandal! Zbulohet biseda… Ja pra miq… Ja bullizmi i Elvana Gjatës në mesazhet private.”
Në mediat rozë u përfol për një prishje të miqësisë së vjetër mes Elvanës dhe Ermalit në premierën e filmit të tij më të ri, ‘I love Tropoja’, ku ra në sy mungesa e ish-partneres së tij në filmin “Dy gisht mjaltë”, Elvana Gjata.
Ermal Mamaqi, në fjalimin e tij para premierës, nuk la pa komentuar mungesën e Elvanës, duke treguar se Gjata s’kishte mundur dot të vinte, pasi ishte jashtë Shqipërisë për një koncert.
Më tej ai bëri një batutë, duke iu drejtuar Elvanës në mungesë me fjalët: “Me këtë që bëre që nuk erdhe në këtë premierë, po të them që ta bëri mirë juria e Festivalit që të vuri dysh.”
Dyshimet u shtuan kur panë se në “Instagram”-in e saj, Elvana nuk bëri asnjë postim mbështetës për arritjen e re të Ermalit në kinema, ashtu siç bëjnë miqtë për njëri-tjetrin.
/Panoramaplus.al
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!