U hodhën 20 mijë ton karburante nga një termocentral rus, lumenjtë Arktik kthehen në të kuq

Pamjet tronditëse tregojnë shkallën katastrofike të ndotjes me naftë të lumenjve Arktik. E gjithë kjo ndodhi si pasojë e derdhjes së 20 mijë ton karburantesh nga një termocentral rus.

Advertisements

Pamjet e marra nga sipër zbulojnë gjendjen aktuale në lumin Ambarnaya afarë Norilskut në Arktikun rus.

Një ekspert parashikon se kostoja e pastrimit do të arrijë afro 2 miliardë euro, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.

Advertisements

Ekziston frika se ndotja mund të përhapet në Rezervën e Madhe të Arktikut, rezervën më të madhe natyrore në Rusi. Kjo do mund të dëmtonte rezervat e peshkut për breza me radhë.

Një rezervarë me naftë shpërtheu në një stacion energjie jashtë qytetit verior të Siberisë të premten, duke lëshuar sasi të mëdha karburanti në rrjedhën lumore dhe përreth, sipas mbikëqyrësit mjedisor shtetëror të Rusisë.

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar gjendje të jashtëzakonshme për t’u marrë me fatkeqësinë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMisteret e një shpelle afër Permetit,është banuar 5500 vjet më parë
Artikulli tjetërGazetarja: Rama tha 17 herë ‘mos ma prekni Besën’, 1 herë ‘d hunuesi është mo nstër’