Turistja ukrainase e konfirmuar pozitive me COVID-19 në Shqipëri, ditën e sotme ka lënë ambientet e spitalit Infektiv, pasi është shëruar plotësisht nga infeksioni.
Advertisements
Ajo tashmë do të duhet të qëndrojë e vetëkarantinuar edhe 14 ditë të tjera për të shmangur rrezikun e infektimit të personave të tjerë.Sikurse shihet edhe nga foto ajo pritet jashtë gardhit metalik ku është edhe perimetri i sigurisë nga i dashuri i saj, i cili ka vendosur ta presë me një buqetë me lule.
Vajza nga Ukraina, jetonte në Tiranë dhe kishte udhëtuar drejtë Sarandës kur edhe u konfirmua pozitive me COVID-19.
Advertisements
Ajo u paraqit në Urgjencën e Spitalit të Sarandës pas shqetësimeve shëndetësore, e shoqëruar nga partneri i saj dhe pas testimit të kryer rezultoi pozitive.
Rasti sipas mjekëve ishte izoluar menjëherë në mbërritje sepse ishte shumë i dyshimtë dhe një ditë më pas u transportura drejt spitalit Infektiv në Tiranë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!