Tronditen ‘themelet’ e Donald Trump, ja si e rrezikon mbesa e tij

Vajza e vëllait të Donald Trump, Mary Trump, në fund të korrikut do të botojë një libër që sipas mediave të huaja me shumë gjasë titulli do të jetë: “Shumë por kurrë mjaftueshëm: Si familja ime krijoi njeriun më të rrezikshëm në botë”.

Advertisements

Ky libër i kushtohet presidentit amerikan Donald Trump, ku tregohen incidente dhe informacione të pazbuluara kurrë më parë për presidentin.

Mary Trump nuk ka qenë asnjëherë në qendër të vëmendjes, pasi u diplomua në master për letërsi në Universitetin e Columbias dhe bëri doktoraturë për Psikologji në Universitetin Adelphi.

Advertisements

Ky libër do të jetë si një hakmarrje ndaj xhaxhait të saj, i cili për shumë vite me radhë ka bullizuar të atin e saj, i cili vuante nga sëmundja e “Alzhaimer”.

“Donald bënte gjithçka për të qenë i preferuari i babait Fred, dhe që të gjitha mësimet e biznesit e sidomos kur binte fjala për pasuritë e patundshme t’i merrte ai,” shkruan CNN.

“Donald gjithnjë e ka ngacmuar të vëllain Fred Jr, qoftë edhe kur ai u bë pilot avioni.”Çfarë ndryshimi ke ti nga një shofer autobusi”, i thoshte.

Dhe kur i vëllai vdiq 42 vjeç nga alkooli, këtë Donald e përdori si mësim për veten duke hequr dorë nga alkoli apo duhani, shton CNN, që ka zbardhur një pjesë të vogël nga libri.

Megjithatë mizoritë e Donald Trump nuk mbaruan me vdekjen e të vëllait. Ai ka futur duart edhe në testamentin që i ati kishte lënë për Fred Jr. Por si duket këto janë vetëm nje pjesë e vogël, pasi thuhet se autorja do të rrëfejë histori tron ditëse.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKejsi i thotë se do bëjë foto n*do, ‘shpërthen’ keq Sabiani
Artikulli tjetërShqiptarja tregon si është të jesh në një martesë me një njeri me ngjyrë (Video)