Tritan Kalo “shpèrthen” ndaj politikanëve: Demokracia u vrà më ’90, na drejtojnë të paditurit!

Mjeku i njohur, Tritan Kalo ka dhënë së fundmi një mesazh për politikën, ndërkohë që palët po diskutojnë për të arritur një konsensus për Reformën Zgjedhore. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kalo shprehet se demokracia dhe vullneti i lirë është ‘vràrë” që më 1990. Ai thekson se vendin e drejtojnë të paditurit.

Advertisements

“Në shumicën e tyre, të pa boshtët në çdo kohë e rrethanë, konformistët e paprinciptë për interesat e vendit, kryetarëdashësit e të gjitha forcave politike apo dijepakët gojëkyçur para këtyre “hirësive”, DO TË VIJOJNË të mbushin aulën e “Parla-pa-mentit” dhe strukturat e Administratës Publike…Të tjerët le të vijojnë të hedhin trastat në krahë dhe këmbët e shpejta, për vijimësinë e theqafjes/emigrimit biblik në dhe të huaj, sepse “aty ku balta të duket më e ëmbël se mjalta”, VIJON të mos ketë hapsira mbijetese të Ndershmërisë, të Dijenxënies, të Punëdashurisë, të Atdhedashurisë dhe të të qënurit”, shprehet ndër të tjera ai.

Reagimi i plotë:

Advertisements

Në “kohët covidiane” vijojnë të krijohen hapsira të mëdha edhe për bëma jo të vogla…30 vite pas Pluralizmit Politik dhe NE ende sot nuku kemi asgjë të re, nga “Fronti” i Zgjedhjeve të Përfaqsuesve të vërtetë të vetë Vullnetit të Popullit…..DEMOKRACIJA përfaqsuese direkte e këtij vullneti u vra ende pa lindur në Dhjetor 1990….Në shumicën e tyre, të pa boshtët në çdo kohë e rrethanë, konformistët e paprinciptë për interesat e vendit, kryetarëdashësit e të gjitha forcave politike apo dijepakët gojëkyçur para këtyre “hirësive”, DO TË VIJOJNË të mbushin aulën e “Parla-pa-mentit” dhe strukturat e Administratës Publike…Të tjerët le të vijojnë të hedhin trastat në krahë dhe këmbët e shpejta, për vijimësinë e theqafjes/emigrimit biblik në dhe të huaj, sepse “aty ku balta të duket më e ëmbël se mjalta”, VIJON të mos ketë hapsira mbijetese të Ndershmërisë, të Dijenxënies, të Punëdashurisë, të Atdhedashurisë dhe të të qënurit Vetvetja….RRËNOFSHIN ndryshimet Kushtetuese të Prillit 2008, si varrëmihëset përfundimtare të këtij vullneti!….RRËNOFTË PARTITOKRACIA “Made in Albania”!…..Quo vadis Shqipëria ime?!?!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSkandal! Zyrtarja më e lartë e Policisë së Kufirit e përfshirë në trafik arabësh
Artikulli tjetër“Në terapi intensive, 3 javë para pacientit ‘zero”, rrëfimi prekës i 18-vjeçarit shqiptar në Itali