Tra gjike ne Itali! Humb jetën shqiptari, po peshkonte në lum

Një shqiptar ka humbur jetën teksa po peshkonte në ujërat e lumit Vermigliana në Osana, përpara se të kthehej në punë. Sipas mediave italiane, vik tima është Bardhosh Dajko. Ky i fundit goditi me grepin e peshkimit, telat e tensionit të lartë dhe ndërroi jetë menjëherë në vend. Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e djeshme rreth orës 18:10 me orën lokale.

Advertisements

Forcat e ndihmës së shpejtë shkuan menjëherë në vendngjarje, por nuk mundën të bënin asgjë për të kthyer në jetë 53-vjeçarin. Trupi i shqiptarit u gjet i karbonizuar në barin pranë lumit.

Dajko ishte me origjinë nga Vlora. Ai punoi në picerinë “Al Sole di Mezzana” dhe pronarët ia lanë atij administrimin e biznesit, pasi e vlerësuan për punën e tij të palodhur dhe përkushtimin. Ladige.it

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAlban Hoxha në pritje të një fëmije me Çiljetën
Artikulli tjetërKush është 22 vjeçari i arrestuar për vrasjen e Hekuran Billës(Emri-Foto)