Tirana mbetet vatra e nxehte e koronavirusit ne vend, ku perdite numerohen raste te shtuara te personave te prekur.
Advertisements
Ministria e Shendetesise ka bere te ditur se vetem ne 24 oret e fundit, ka pasur 20 raste te reja, 10 prej tyre ne Tirane. Sipas Ministrise, rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte familjare dhe disa raste të reja në proces hetimi.
Në vendin tonë janë aktualisht 273 persona aktivë me COVID19, rreth 70% e të cilëve janë në Tiranë. Nderkohe qe tre qarqe numerojne vetem nga nje person te semure, konkretisht Korca, Librazhdi dhe Mallakastra.
Advertisements
Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 15 qytetarë, duke e çuar në 925 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 187
Krujë 23
Shkodër 17
Kamëz 14
Durrës 10
Mat 9
Lushnje 6
Berat 2
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!