Tirana ‘skuq’ të gjitha qytetet/ Ja cpo ndodh me rastet e reja në Elbasan, Shkodër, Kukës, Fier dhe Korçë

82 rastet e reja me Covid 19 që kanë rezultuar në 24 orët e fundit në të gjithë vendin, kanë shkaktuar alarm dhe panik në të gjithë vendin. Mes qytetarëve ku janë shënuar raste të reja janë dhe Elbasani, Shkodra, Kukësi, Fieri dhe Korça.

Advertisements

Gjatë ditës së sotme janë regjistruar dy raste të reja me CoVid 19-të në qytetin e Elbasanit duke e cuar në 8 numrin e personave aktiv. 2 rastet e reja janë dy bashkëshortet e dy personave që rezultuan pozitiv një ditë më parë. 26 vjecarit banues në lagjen “Shënkoll” , administrator në një firmë në kryeqytet dhe një 65 vjecari banues në lagjen 28 nëntori.

4 rastet e fundit sipas burimeve kanë pasur kontakte me persona të infektuar në kryeqytet. Tamponët i janë kryer edhe pjestarëve të tjerë të dy familjeve , ku në tamponët e parë kanë rezultuar negativ. Numri i personave të infektuar që nga nisja e pandemisë në Elbasan ka arritur në 27.

Advertisements

Ndërkohë në Shkodër nga 31 tamponë të marrë gjatë 24 orëve të fundit, 18 kane rezultuar të infektuar me covid 19 në qytetin e Shkodrës. Sipas burimeve pranë dshp Shkodër, bëhet me dije se pjesa e të infektuarve janë në një fasoneri, 1 infermier në Dajç, 1 shofer ambulance dhe 1 polic security, ndërsa pjesa tjetër kontakte të rasteve që janë zbuluar më herët.

Ndërkohë që sot është shënuar dhe rasti i parë me Covid-19 në Korçë pas shpalljes zonë e gjelbër. Burime për Fax News, personi me Covid ka qënë i shtruar në Spital në Tiranë, aty ku dyshohet të jetë inferktuar. Pasi u kthye në Korçë ka shfaqur shenja. Dhe pasi ka bërë testin ka rezultuar pozitiv. I prekuri nga Covid-19 është karantinuar në banesë, ndërkohë po bëhen teste të të afërmve. Personi që ka rezultuar pozitiv me covid ka qenë i prekur dhe me tumor.

Në Kukës janë dy raste të reja me covid, ku kanë rezultuar pozitiv një grua dhe një familjarë i saj. Sipas burimeve numri do jetë në rritje, ndërsa dyshohet se janë me simptoma edhe katër persona të tjerë.

Në Fier dy rastet e reja janë ato të pensionisteve. E moshuara nga Peshtani është një 86-vjeçare nga Peshtani është nisur me urgjencë drejt spitalit Infektiv në Tiranë në orët e para të mëngjesit pasi ka rezultuar pozitive me Covid 19.

Gruaja e moshuar është paraqitur në spitalin e Fierit ku i është marrë edhe tamponi, i cili ka rezultuar pozitiv. E moshuara është paraqitur me komplikacione shëndetësore dhe shenja të virusit, çka ka detyruar mjekët ti marrin tamponin.

Pas daljes së rezultatit, e moshuara nën masa të forta sigurie shëndetësore është nisur drejt Tiranës, ku mësohet se ka mbërritur rreth orës 04:00 të mëngjesit. Dyshohet që e moshuara të jetë infektuar nga nipi në Tiranë, i konfirmuar më herët pozitiv me koronavirus, dhe që ajo e kishte vizituar sëfundmi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMbërrijnë 30 respiratorë të rinj në spital, Manastirliu apel të fortë qytetarëve
Artikulli tjetërDjegia e flamurit shqiptar nga minoritari në Sarandë/ Reagon ashpër PDIU