Tale/ Pronari denoncon skandalin: Kujt i thu k*r ti?! Largoji, se për kokë të fëmijëve do bëj skandal!

Vazhdon e tensionuar situata në Tale të Lezhës, ku banorët kanë vijuar të konfliktohen verbalisht dhe fizikisht me punonjësit e IKMT dhe policinë duke kundërshtuar prishjen e bizneseve të tyre.

Advertisements

Ata janë shprehur se i kanë ndërtuar ato biznese me gjak dhe se ushqejnë familjet, teksa të tjera të favorizuara nga Rilindja qëndrojnë të paprekura.

Ditën e sotme, pronari i një biznesi ka deklaruar se e ka me leje dhe se askush nuk e ka njoftuar paraprakisht për shembjen e tij.

Advertisements

Ai u ka bërë thirrje policëve të largohen pasi ka armë dhe nuk ka frikë ta shkrepë për të mbrojtur pronën e tij nga gllabërimi.

Ai tha para kamerave:

Ç’a ështe ky muhabet, të gjitha janë të regjistruara. Ne s’jemi kriminela, hajde zotni për 10 minuta ta heqësh, e kam blerë me lekë unë nuk ma ka fal kush, e heq unë.Unë i përkas kësaj politike dhe jam i kësaj politike, por edhe kështu nuk bëhet, e kam blerë me pare, edhe po të kallëzoj se kam për t’ju hedhur në gjyq, mos t’ju vijë keq.Tani do bëj denoncim te prokurori, sepse nuk keni asnjë të drejtë me e prek po më njoftuar. Është duke ardh vinnci, më prit një orë, ça është ky muhabet që bëni kështu.Tani largoji ata, se për kokë të fëmijëve do të bëj skandal. Të çoj në burg unë, ja ku e ke policinë, nuk ke të drejtë me më prek mallin.Më jep afat, 2 orë, 4 orë , 5 orë dhe e heq unë.S’më keni dhënë afat, vetëm 20 minuta ke që je takuar me mua. Nuk jam legen unë.Legena, hajdutë. Unë e di se Edi Rama po i heq hajdutët, jo me ardh hajdutët me na i marrë me zor. Ik ju thashë se për kokë të fëmijëvë do bëj skandal, do marr ar mën që kam me leje.Nuk shqetësohem fare se ju kam fol prej një gjysëm ore.I thashë kam porosit Fiks-in. Ça je ti, a më ke njoftuar, jo. Si u bëka kjo punë? E takova zotërinë dhe i thashë më fal vetëm dy orë sa të vijë vinçi, urdhëro merre ti në telefon dhe më tha se po shkarkonte çimenton dhe do vijë këtu. Jo tha unë s’e çaj ka*in.Kujt i thu k*r ti? Edhe kanë qenë parmbrëmë këtu e dhe i kam pyetur zotëri a ka problem ky objekt?Jo mor vlla më tha, objekti jot është brenda lejes A mendoni se po bëhen prishje selektive? Jo selektive, por prishje me lekë, po ju them unë që i ka dhënë filani, filani edhe kanë ikur, këta hajdutët. Cila është thirrja që i bëni kryeministrit? Unë i bëj thirrje kryeminstrit se në rast se kam gjë në kundërshtim me ligjin, bujrum shembi q* nënën. Ama brenda ligjeve të shtetit, ia kam ble Bankës së Shtetit o zotëri objektin, i kam derdh paret, i ka kontrolluar policia kriminale të gjitha lekët e mia. Jam firmë që në vitin 1992. Do hapni një çështjke në Prokurori për prishjen e objektit? Direkt, direkt do ta hap, ja po e them tani.Sonte do shkoj të marr ata të Stop-it. Unë me hajduta s’merrem.Unë e di se Edi Rama ka dhënë urdhër që ai që ka ndërtu jashtë rregullave t’i prishet.Por jo brenda rregullave.Si e prish ti rrethimin e tokës time? Kush je ti? E kam blerë me lek, s’i kam dhënë llogari shtetit.Hajde kam letrat.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBllokimi i transportit urban/ Ministria reagon pas protestës, shpall dy vendimet e rëndësishme
Artikulli tjetërEklipsi diellor në fundjavë, NASA shpërndan pamjet mahnitëse