Pas shërimit, çifti kinez mirënjohjen nuk e shprehën vetëm me fjalë, por ata i dhuruan spitalit 40 mijë euro.
ROMË– Koronavirusi në Itali u raportua sikur shpërtheu në fund të shkurtit por në një deklaratë të fundit të autoriteteve vendase është bërë me dije se virusi kishte qarkulluar në Itali prej fundit të dhjetorit të 2019.
Advertisements
Megjithatë pacientët e parë me COVID-19 në Romë, ishin dy të moshuarti nga Kina. Çifti nga Ëuhani kishin udhëtuar drejt kryeqytetit italian si turistë, por sëmundja i përhap atje. Më pas ata u shtruan në spitalin “Spalanzan” ku qëndruan për 40 ditë me rradhë.
Për ta ishte një moment mjaft i vështirë, pasi dyshja rreth të 60-ve u detyruan të kalonin në disa faza rehabilitimi, përfshirë këtu edheterapinë intensive. Në prill dolën dhe gruaja filloi të qantë nga gëzimi, ndërsa personelit mjekësor të spitalit i tha: Ju dua, e dua këtë qytet italian.
Advertisements
Pas shërimit, çifti kinez mirënjohjen nuk e shprehën vetëm me fjalë, por ata i dhuruan spitalit 40 mijë euro.
Ndërkohë sa i përket këtij rasti kaq të veçantë, zyrtari i qeverisë rajonale i ngarkuar me çështjet e shëndetësisë, Alessio D’Amato, e cilësoi donacionin e ciftit kinez “një dhuratë të madhe” dhe i ftoi që të dy për një vizitë tjetër në Romë. Në Itali, të drejtën e kujdesit shëndetësor ne strukturat publike e kanë të gjithë shtetasit vendas e të huaj, dhe ky kujdes është zakonisht pa pagesë, ose mund të ketë një kosto simbolike.
Burimi: NEWS1
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!