Sna jperi “gaboi”, kush është Ardian Çapja, bossi i “Universit” në Elbasan, urrejtja për mediat, si fshehu fytyrën më 2016 me serum në dorë

Një ‘hitman’ me snajper ka tentuar që të ekz ekutojë për herë të tretë, anëtarin e një prej fiseve më të njohura të Elbasanit, Ardian Çapja. Ai është qëll uar në shpatull teksa ndodhej në shtëpisë e tij, duke shënuar aten tatin e disatë që i bëhet atij. Po kush është Ardian Çapja dhe përse kërkohet “koka” e tij?

Advertisements

Çapja është një emër i njohur në qytetin e Elbasanit, por edhe për drejtësinë, pasi ka qenë shoqëruar disa herë, ndërsa në vitin 2017 u ka shpëtuar dy aten tateve me ar më dhe eksploziv. Prej vitesh familja Çapja ka qënë e akuzuar si e përfshirë në botën e kr imit duke humbur nga aten tate dhe ekz ekutime të ngjashme edhe shumë familjarë.

55-vjeçari, Çapja ka qënë i arrestuar më parë për vr asje të punonjësve të policisë, e mbetur në tentativë dhe ar mëmbajtje pa leje. Këtë vit atij i shkoi edhe formulari për vetëdeklarimin nga OFL-ja, ku shkruhej se Ardiani dyshohet si organizator i një sërë vrasjesh të ndodhurapër motive hakmarrjeje. Gjithashtu dyshohet se ai së bashku me të afërm të tij ka kryer v rasje me pagesë, në periudhën 2009-2016.

Advertisements

Në vitin 2016 ai u arrestua sëbashku me Florenc Çapjan dhe Bledar Muçën pasi që lloi më ar më ndaj policisë. Por edhe pse gjithaçka ishte e dokumentuar me video, Gjykata e shpalli Ardianin të pafajshëm. Ajo ishte hera e parë, që ai u prezantua publikut. Edhe pse me serum në dorë, ai sërish ka bërë çdo gjë që t’u shmangej kamerave. Në një moment ai ka ngritur mbi kokë edhe bluzën e kuqe që mbante veshur, për të mos lënë asnjë gjurmë tijën në rrjet, duke fituar edhe titullin “i heshturi”.

Por përveç akuzave ndaj tij deri më tani nuk ka asnjë provë. Ligjërisht ai është pronari i hotel Univesit në hyrje të qytetit të Elbasanit dhe vijonte i qetë jetën si biznesmen.

Edhe pse sot u plagos në shpatull, kjo nuk është hera e parë që Çapjes i kanoset jeta. Ai u ka shpëtuar dy atentateve ku persona ende të paidentifikuar kanë tentuar ta eli minojnë.

Atentati i parë ndaj tij ndodhi në dhjetor të vitit 2017, kur Çapja i shpëtoi bre shërisë së automatikut nga persona ende të paidentifikuar që e ruanin prej kohësh dhe tentuan ta eli minonin. Autorët dinin me saktësi orën kur 55-vjeçari hynte dhe dilte nga banesa e tij dhe e qëlluan kur doli tek dera. Çapja dëgjoi të shtënat dhe u rifut me shpejtësi në banesë duke mundur t’i shpëtojë ate ntatit.

Nuk kaloi shumë kohë dhe në 6 gusht të 2017-ës, në makinën e tij vendosën një bo mbë. Por mesa duket Çapja ka lindur ‘me këmishë’ dhe ia doli që të shpëtonte edhe kësaj herë, pasi predha nuk shp ërtheu.

Së fundmi, ai është bërë pjesë edhe e emisioneve televizive. Gazetari investigative, Artan Hoxha publikoi pak kohë më parë një foto tijën së bashku me kryeministrin Edi Rama. Mbetet për t’u parë, nëse edhe kësaj here Çapja do t’ja hedhë paq. Ndërkohë ende nuk dihet se kush është ‘dora’ që përpiqet ta eliminojë.dosja.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPas ate ntatit ndaj Çapjave, plagoset edhe zjarrfikësi, kishte shkuar për të shuar zjarrin
Artikulli tjetër“Uroj të plakemi bashkë “, dedikimi i ëmbël i Rezarta Shkurtës për ditëlindjen e Ermal Hoxhës