“S’kemi indicie për mbyllje”, mjeku Koraqi: Në këtë fazë rëndësi ka gjurmimi, nuk pritet ulje dra stike e rasteve me COVID-19

Sipas tij në këtë fazë është me rëndësi gjurmimi i rasteve, për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimeve.
TIRANË- Andi Koraqi, shefi i Laboratorit te Mikrobiologjisë në QSUT, njëkohësisht dhe anëtar i grupit të ekspertëve anti-covid deklaroi se me rritjen e rasteve të infektimeve nga virusi, është shtuar dhe numri i testimeve. Në një intervistë për ‘News24’, Koraqi shprehet se nuk pritet që numri i të prekurve të ulet drastikisht. Sipas tij në këtë fazë është me rëndësi gjurmimi i rasteve, për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimeve.

Advertisements

“Nuk pritet që të kemi ulje drastike, për shkak të hapjes. Qëllimi është që kurba e shifrave të rrijë në këto nivele. Ka disa skenarë të parapërgatitur duke matur apo duke parë indikatorët e ndryshëm, siç është numri i rasteve të reja. Ndaj kalohet në skenar të ndryshëm. Janë të përgatitura, të gatshme. Konsistojnë në një sërë masash, dhe nuk është e nevojshme që të kalojë në skenar pas skenari. Ka të bëjë me shtim të spitalit, dhe shtim të shërbimeve. Janë skenarë të përgatitur dhe Komiteti është organ këshillimor”, tha Koraqi.

Më tej ai u shpreh se s kenarët kanë një algoritëm dhe është e pamundur që t’i mbajë mend. “E rëndësishme është se nuk parashikohet apo ka indikacione për të pasur mbyllje”, u shpreh ai.
Nga ana tjetër ditën e sotme në të gjithë vendin janë shënuar 53 raste të reja të prekura nga pandemia e koronavirusit. Ndërkohë ka shkuar në 42 numri i personave që kanë ndërruar jetë, pasi gjatë natës ka vdekur edhe një 70-vjeçare, e cila vuante edhe nga një formë e rëndë e leukozës.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajm i madh: Shqipëria rinis fluturimet ndërkombëtare nga kjo datë
Artikulli tjetërE rëndë! Vetëv aret një 36-vjeçar në Bulqizë