Një situatë skandaloze është ajo që po ndodh me plehrat në qytetin e Durrësit, ku prej katër ditësh qyteti qelbej ere, për shkak se nuk kanë se ku të çohen mbetjet urbane.
Advertisements
Për shkak të nisjes së rehabilitimit të Porto Romanos, që ishte dhe pika e vendgrumbullimit të mbetejeve për Durrësin, Bashkia ende nuk ka arritur që të lidhë një marrëveshje me Ministrinë e Financave për transportin e tyre në landfillin e Tiranës, dhe për këtë shkak mbetet po hidhen ku të munden.
Pas mbushjes së rrugëve të Sukthit me plehra dhe protestës nga ana e banorëve të zonës, ndërmarrja komunale e Durrësit i ka çuar mëngjesin e sotëm plehrat e mbledhura nga koshat në zonën e Manzës, që është në afërsi të Gjirit të Lalzit, një nga pikat e preferuara për të bërë plazh, në nisje të këtij sezoni turistik.
Advertisements
Pas katër ditësh ku koshat nuk ishin zbrasur, në orët e para të mëngjesit të sotëm ka nisur dhe pastrimi i tyre, ndërkohë që ende në disa lagje të Durrësit koshat ende janë të tejmbushur, siç i shihni dhe në pamjet e mëposhtme, që janë siguruar nga Fax News, dhe bëhet fjalë për lagjen 11 të qytetit.
Ndërkohë burime bëjnë me dije se dhe banorët e Manzës kanë dalë sot në protestë, kundër hedhjes së plehrave në mbjediset e tyre, pasi kjo do të sillte një tjetër katastrofë mjedisore, e që do të dëmtonte edhe më tej turizmin, që këtë vit gjasat janë që të pësojë një nga goditjet më të rënda të këtyre viteve të fundit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!