Skandal! Zyrtarja më e lartë e Policisë së Kufirit e përfshirë në trafik arabësh

Emisioni Top Story ka realizuar një investigim në lidhje me trafikun e arabëve në Shqipëri. Ata kanë zbuluar se kush janë njerëzit në Shqipëri që organizojnë këtë lloj trafiku të paligjshëm dhe si janë të lidhur ata me zyrtarët e lartë shtetëror.

Advertisements

Teksa emisioni bënte kërkime dhe merrte në pyetje denoncuesit arabë, në dritë kanë dalë emra zyrtarësh të lartë.

“Amir, Mustafa, Rami, Samiu”, tregon Salem Shehabeldin, emigrant.

Advertisements

Top Story pyeti se cilët janë njerëzit që bëjnë trafikun dhe hapin kompani fantazmë për arabët në Shqipëri. Mes disa trafikantëve arabë të cilët ne i përmendëm më sipër na rezulton edhe një person me emrin Sami. Ne i kërkuam denoncuesit ta identifikojë përmes fotove në internet.

“Ky është Sami? Po ky është Samiu. Po, po, ky është Zoti Sami. Më ka propozuar që të bashkëpunojmë për të sjellë njerëz të tjerë nga Egjipti për ti çuar në Itali, Rumani etj”, tregon Salem Shehabeldin, emigrant

Nga profile në facebook kuptojmë që bëhet fjalë për shtetasin shqiptar Sami Hoxha. U interesuam më tej dhe na rezultoi që ky person ka lidhje të forta me policinë e kufirit.

Faktikisht gruaja e tij është drejtoreshë në “Drejtorine Raionale te Kufirit dhe Migracionit, Tirane”. Ajo quhet Enkeleda Toska dhe e mban këtë detyrë që nga Shkurti i vitit 2018. Kuptuam që këtu kemi të bëjmë me një rrjet të organizuar mirë dhe me lidhje të forta me strukturat e policisë së shtetit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakParashikimi i motit, mësoni cfarë do ndodhë me temperaturat sot
Artikulli tjetërTritan Kalo “shpèrthen” ndaj politikanëve: Demokracia u vrà më ’90, na drejtojnë të paditurit!