S’kam asnjë shenjë”, flet Florjan Binaj: Ja pse bëra tamponin

Aktori i humorit Florjan Binaj pasi e konfirmoi përmes një postimi në rrjetet sociale se ishte prekur nga koronavirusi, ka reaguar live mbrëmjen e sotme ku tha se gëzon shëndet të mirë dhe s’ka asnjë shenjë të virusit.

Advertisements

“Gjendja ime është shumë e mirë siç e shihni. S’kam as kollë. Hy te këta asimptomatikët tani. Duhet të rri 14 ditë”, tha ai në “Open”. Më tej, ai tregoi se tamponin e ka bërë pasi javën e kaluar kishte kaluar temperaturë gjatë një fundjave në plazh dhe sot kishte marrë përgjigjen se ishte pozitiv.

“Unë s’kuptova asgjë, thjesht bëra tamponin. Javën e kaluar pata një temperaturë se isha në plazh e s’kisha xhup me vete. Për shkak të temperaturës bëra tamponin se për hir të familjes dhe punës. Prita përgjigjen me qetësinë më të madhe. U shqetësova pak se nuk e prisja, por nga ana tjetër jam shumë i qetë se s’kam simptomat dhe organizmi im…

Advertisements

Sot e ka bërë babai, nesër do ta bëj pjesa tjetër e familjes. Kështu është protokolli, do e bëj gjithë familja. Më shumë kolegët e punës. Ata kanë bërë shumica tampon dhe kanë dalë negativë. Fatkeqësisht nuk do jem as në Portokalli. Mora vet nismën për të dhënë lajmin, filluan portalet shkuanin gjendja e keqe e aktorit”, u shpreh aktori.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE ndau nga i dashuri, këngëtarja vazhdon sul met kundër Taynas
Artikulli tjetërLSI koalicion me PS? Përgjigjet Kryemadhi: Shquhem si njeri që e mbaj fjalën, por …