Vetëm pesë ditë nga arrestimi i 65-vjeçarit Abaz Doku dhe tre djemve të tjerë të dyshuar se kanë ab uzuar sek sualisht disa herë me rradhë me 15-vjeçaren S, ka ardhur dhe reagimi i parë i Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve. Titullarët e kësaj ministrie kanë vendosur të mos qëndrojnë të heshtur ndaj këtij skandali se ksual që tro nditi vendin, ku një ish-roje i shkollës “Azem Hajdari” që së fundmi shërbente si roje shkolle i gjimnazit “Gramoz Palushi” në Babru, rezultoi se ka abu zuar sek sualisht për më shumë se 15 herë me rradhë me vajzën e mitur.
Advertisements
Një burim pranë shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari” tha se me urdhër të Drejtorisë së Arsimit në Kamëz, është vendosur shkarkimi nga detyra e drejtorit të kësaj shkolle, Besnik Daci.
Ky i fundit fillimisht u pezullua, por nuk ka kaluar shumë ditë që ai të shkarkohet plotësisht nga posti i drejtorit të shkollës. Raprezalja e drejtorisë së Arsimit Kamëz dhe Ministrisë së Arsimit është shtrirë dhe tek tre nën/drejtorët e shkollës “Azem Hajdari”, ku është vendosur për shkarkimin e Mark Lleshit, Mimoza Dostit dhe Fatmir Gjystila.
Advertisements
Vendimi për shkarkimin e tyre është marë këtë javë, ndërkohë që me urdhër të drejtorisë së Arsimit, është emëruar dhe drejtori i ri i shkollës “Azem Hajdari”, Maliq Qoku. Pritet që në ditët në vijim të ketë dhe një vendimarje për psikologët e shkollës, pasi gjatë një inspektimi në shkollë, është vërejtur se roli i psikologut në këtë shkollë, ka qënë i padukshëm.
Të gjithë shkarkimet nga detyra kanë ardhur me motivacionin për shkelje të rënda gjatë ushtrimit të detyrës. Ndërkohë vala e shkarkimeve të mësuesve është shtrirë dhe në gjimnazin “Gramoz Palushi” në Babrru, shkollë në të cilën vajza e mitur S, studjonte në vitin e parë të këtij gjimnazi. Burimet sqaruan se pikërisht në këtë gjimnaz është shkarkuar mësuese Diana, e cila rezulton të jetë dhe kujdestaria e klasës ku ishte dhe minorenia 15-vjeçare, e abuzuar sek sualisht nga roja i shkollës Abaz Doku, dy nxënës të mitur dhe një djalë me origjinë nga Laçi. Duke iu referuar burimeve të policisë pedofili Abaz Doku, në momentin e arrestimit shërbente si roje nate pranë gjimnazit “Gramoz Palushi”.
Detyrën në këtë gjimnaz Doku, e kishte marrë gati një vit më parë, pikërisht në periudhën kur vajza e mitur ishte transferuar me studime nga shkolla “Azem Hajdari” në gjimnazin “Gramoz Palushi”.
Burimet nga policia thonë se Abaz Doku, ishte larguar nga drejtori i shkollës Besnik Daci, ku në vend të babait, ai kishte punësuar si roje nate djalin e pedofilit. Ndërkohë pedofili Abaz Doku, rezulton të ketë filluar punë si roje nate i gjimanzit “Gramoz Palushi”, institucion arsimor ky që drejtohet nga Abaz Hoxha.
Ky person nuk është i padëgjuar nga media dhe drejtësia Shqiptare, pasi ai rezulton të jetë marrë i pandehur nga prokuroria e Tiranës për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe çështja momentalisht ndodhet edhe për shqyrtim gjyqësor në gjykatën e Apelit Tiranë.
Gjatë fazës së hetimit është krijuar një tjetër dyshim për drejtorin e shkollës Abaz Hoxha, për korrupsion pasiv, pasi çdo mësuesi u merte 60 mijë lekë të vjetra për një trajnim që ata zhvillonin, në një kohë kur trajnimi dhe lëshimi i çertifikatës nga organi që organizonte trajnimin, kushtonte vetëm 30 mijë lekë të vjetra.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!