Shtohen të shtruarit në spitale dhe pacientët në terapi intensive në Itali

Për herë të parë që nga 7 prilli, pacientët që futen në terapi intensive në Itali janë në rritje. Në kujdesin intensive janë 168 pacientë sot, pesë më shumë se dje.

Advertisements

Ndërsa janë shtruar edhe 66 persona të tjerë në spitale. Gjatë 24 orëve të fundit në shtetin italian janë regjistruar 333 raste pozitive, ndërsa viktima 66.

Nga ana tjetër, u shëruan edhe 1.089 pacientë të tjerë në orët fundit. Ky numër ka pësuar rritje krahasuar me një ditë më parë kur u regjistruan 929 të rikuperuar.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakCoVid-19/ Tjetër mbështetje për Shqipërinë, Manastirliu-Soreca: Forcohen kapacitetet spitalore
Artikulli tjetërTrajtimi me portokall, ja cfarë i bën fytyrës