Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, ka ndarë herë pas here foto të ndryshme të realizuara gjatë seteve fotografike me partnerin e saj, regjisorin Eduart Grishaj. Së fundmi, Osmani ka publikuar një tjetër moment të kapur nga Edi mes natyrës dhe rrezeve të diellit, duke treguar se kjo pozë është ndër të preferuarat e saj.
Advertisements
“Fotoja ime e preferuar, nga artisti im i preferuar”, ka shkruar Arbana krah postimit, ku shfaqet me një veshje verore dhe kësaj here ekzopozon jo vetëm këmbët siç bën gjithmonë, por edhe barkun tashmë të rrumbullakosur, pasi është në pritje të fëmijës së dytë, nga lidhja me Eduartin.
Si rrallë bëjnë vajzat e famshmë kur janë në pritje të ëmbël, Arbana ka vendosur të shpalosë ekstravagancën e saj në veshje në këta nëntë muaj, që pret të bëhet sërish nënë e një djali. Me siguri sapo të nisim pushimet, Osmani do të ndajë të tjera momente të bukura të kapura nga Eduarti, i cili ndodhet gjithmonë pranë saj, pasi ata janë jo vetëm bashkëpunëtorë për programin “Dua të të bëj të lumtur”, por edhe bashkëjetues në të njëjtën shtëpi.
Advertisements
Kështu së shpejti moderatorja e njohur, Arbana Osmani do të bëhet nënë për herë të dytë nga lidhja me regjisorin e programit të saj, Grishajn.
“Gëzuar ditëlindjen gjysmës sime më të mirë, shokut tim të ngushtë, njeriut që ka rrëmbyer zemrën time (që shumë shpejt do të bëhet baba). Të dua!”, shkruante moderatorja pak javë më parë, duke bërë me dije se është në pritje të ëmbël. Duke qenë se dhe vetë Arbana festoi ditëlindjen në të njëjtën ditë me Eduartin, pra më 7 maj, ajo vendosi ta jepte lajmin në këtë ditë speciale, pikërisht në ditëlindjet e të dyve.
Kështu, djali i saj Joni së shpejti do të bëhet me vëlla dhe me siguri familja nuk mund të ishte më e lumtur se kaq. Ndjekësit e çiftit, që prej muajsh ka nisur bashkëjetesën në Tiranë, shfaqën interesin për të ditur nëse ata e kishin planifikuar fëmijën apo jo. Burime pranë tyre treguan se ata e kanë mirëpritur si një dhuratë nga Zoti, duke qenë se nuk ishte në planet e tyre të afërta.
Ndërkohë, për të gjithë fansat e saj që presin një ceremoni dasme nga Arbana, ajo nuk ka për t’ua dhënë këtë kënaqësi, pasi nuk i pëlqen të vishet nuse në jetën reale, gjë që e ka bërë një herë të vetme për një sfilatë fustanesh nusërie. Vitin e kaluar, Arbana Osmani dhe regjisori i emisionit “Dua të bëj lumtur” dolën në publik të kapur dorë për dore si të fejuar për herë të parë.
Për këtë deklarim të lidhjes me bindje të plotë, ata kishin zgjedhur premierën e filmit të parë të Eduart Grishajt, me titull “Gjyshja”. Ai krahu i saj i djathtë, si regjisori i programit “Dua të të bëj të lumtur” dhe ajo krahu i tij i djathtë, në debutimin e tij në kinema, duket se po shijojnë gjithçka në maksimum. Ndërkohë ata e kishin nisur bashkëjetesën në shtëpinë e Arbanës, në një nga rezidencat luksoze të Tiranës.
Momente nga bashkëjetesa e lumtur e tyre i ka zbuluar vetë Eduarti, i cili e komplimenton pafund partneren e famshme për gatimet e saj të shijshme në karantinë, një pasion ky që Arbana prej disa vitesh e ka kthyer ndër prioritetet e saj, duke botuar edhe libra. Po kush i provon i pari ushqimet e saj?
Pra, përveç vetes, te kush ka besim për shijet? Kësaj pyetjeje ajo iu përgjigj: “Familja dhe miqtë e mi. Njerëzit që më duan më shumë dhe bëjnë vërejtjet më të shumta”, duke lënë të nënkuptohej se kryesori është partneri i saj, Eduarti. Sa për sipërmarrjen përtej kuzhinës së shtëpisë, pra hapjen e një restoranti, ajo tha: “E kam menduar disa herë dhe deri tani ka qenë problem i kohës sime shumë të kufizuar për t’u marrë me një restorant. Programi im në televizion gjysmën e vitit më merr shumë kohë dhe energji dhe do ta kisha të pamundur të menaxhoja siç duhet një restorant”.
Ndër të tjera, Arbana foli edhe për marrëdhënien me të birin dhe si po e trajnon që tani, që një ditë ai të bëhet një kuzhinier profesionist. Sa i përket imazhit, Arbana Osmani është identifikuar si “vajza që të bën të lumtur” dhe jo pa qëllim, në çdo foto që poston shfaqet e qeshur.
Panoramaplus.al
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!