‘Shpërthen’ përsëri në Krujë, 5 raste të reja në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 5 raste të reja me koronavirus në Krujë.

Advertisements

Bëhet me dije se në 24 orët e fundit në Krujë janë marrë 20 tamponë prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 5 prej tyre.

Sakaq, në Krujë ka pasur një numër të lartë të infektuarish nga fasoneritë.

Advertisements

Kujtojmë se vendi ynë prej disa ditësh ka shënuar një numër të lartë të infektuarish. Ditën e djeshme janë shënuar 50 raste me koronavirus gjatë 24 orëve.

Deri më tani në vendin tonë nga koronavirusi kanë humbur jetën 42 persona, ndërsa janë të infektuar 1 838.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVodhi me ar më autobusin me pasagjerë të linjës “Itali-Vlorë”, kapet pas dy vitesh autori
Artikulli tjetërE trishtë/ Ndahet nga jeta legjenda e Interit