Shpenzimet qeveritare, Haradinaj 1.000 euro më shumë në ditë sesa Kurti

Dyfish më pak shpenzime ka realizuar ish-Qeveria Kurti krahasuar me Qeverinë paraardhëse të udhëhequr nga Ramush Haradinaj, në më pak se tre muaj qeverisjeje, sipas një përllogaritjeje të Zyrës së Kryeministrit.

Advertisements

Të dhënat e përgjithshme janë nxjerrë me rastin e publikimit të raportit për 100- ditëshin e Kurtit, 49 prej të cilave kryetari i Vetëvendosjes i kishte si kryeministër në detyrë për shkak se u rrëzua me mocionin e iniciuar nga LDK-ja,

Por, sipas shifrave të kategorive specifike ish-kryeministri Kurti në total ka shpenzuar 64 për qind më pak sesa Haradinaj, derisa diferenca në ditë është 1 mijë e 33 euro.

Advertisements

589 mijë e 899 euro është totali i shumës që ka shpenzuar Zyra e kryeministrit Haradinaj për periudhën 3 shkurt 2019 deri më 23 prill 2019. Ndërkaq Kurti për të njëjtin periudhë të vitit pasues ka shpenzuar 212 mijë e 868 euro.

Për dreka zyrtare, përfshirë takimin në Sharr, kur ishte miratuar programi qeveritar, Qeveria Kurti ka shpenzuar 31 mijë e 16 euro, derisa ajo e Haradinajt 311 mijë e 721 euro, që i bie 90 për qind më shumë.

Karburant për vetura në kohën e Haradinajt janë shpenzuar 70 mijë e 67 euro, derisa Kurti i ka harxhuar 31 mijë e 792 euro. Për shpenzime të telefonisë Ekzekutivit të udhëhequr nga Kurti i janë përshkruar 12 mijë e 200 euro, atij të Haradinajt 17 mijë e 592 euro.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBasha i përgjigjet Ramës për Eurobondin: Po zhyt vendin në borxhe, po mburresh me një barrë të re për shqiptarët
Artikulli tjetërGo diti vjehrrin me t hikë dhe ho dhi djalin nga shkallët, dënohet me 5 vite bu rg shqiptari në Austri