Shkoi në Turqi për transplantim flokësh e hëngri keq …

Një djalë i ri britanik ka treguar se si ai mbeti me plagë në kokë, pasi kishte bërë një tentim për transplantim flokësh në Turqi.

Advertisements

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai kishte shkuar në Turqi në mënyrë që të kursente paratë, duke paguar rreth 1250 funte, gati sa gjysma e çmimit në Angli.

Luke Horsfield, 26, një teknik i teknologjisë informative nga Bradford, ishte i shqetësuar rreth flokëve të tij dhe gjeti një kinikë në Turqi.

Advertisements

Megjithatë, disa muaj pas operacionit rreth gjashtë orësh në dhjetor të vitit 2018, flokët e tij jo që nuk rriteshin, por ai pësoi edhe plagë.

Ai ka bërë një paralajmërim, duke thënë që duhet pasur kujdes me një process të tillë.

Luke tha se ankesat e tij binin në vesh të shurdhër dhe kur ai kërkoi një rimbursim, ata madje i ofruan atij një operacion tjetër për gjysmën e çmimit.

Ai thotë se ata përfundimisht i ofruan një rimbursim prej funtesh, as një të tretën e shpenzimit të bërë për operacionin.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakProtesta e punonjësve të personelit mjekësor në Paris/ Policia d hunon ba rbarisht infermieren (foto)
Artikulli tjetërMakina e policisë përpl as për vd ekje 65-vjeçarin në Elbasan