Shkodra mbetet problem, 12 raste të reja, infektohen dy mjekë dhe një infermiere

Në Shkodër janë shënuar 12 raste të reja me Covid gjatë 24 orëve të fundit.

Advertisements

Bëhet me dije se në mesin e të infektuarve janë një mjek kirurg, një mjeke lagjeje, dhe një infermiere e kirurgjisë në spitalin e Shkodrës.

Fasoneritë mbeten ende vatra kryesore infektimi, ku është dhe numri kryesor i të prekurve.

Advertisements

Vihet re se Shkodra ka shënuar ulje të numrit të të infektuarve krahasuar me një ditë më parë, pra 7 persona më pak, pas 28 tamponëve të bëra.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 50 raste me Covid, duke e çuar në total numrin e të prekurve në 1722.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNdërron jetë një tjetër paciente në Spitalin Infektiv
Artikulli tjetërRastet ditore në ulje, por rriten shtrimet në Infektiv dhe pacientët në terapi intensive