Shkënda Lili, detektive private e liçensuar prej 4 vitesh, ka treguar në emisionin “Opinion” disa detaje lidhur me profesionin e saj. Ajo shpjegoi ndër të tjera, si një nga pjesët më delikate të punës momentin kur i duhet të kryejë profesionin e saj, në raste të dyshimeve për tradhti bashkëshortore. Ndër të tjera ajo tha, se për të kuptuar dhe faktuar nëse njëri nga partnerët kryen tradhti në çift, në punën e saj mjaftojnë zakonisht 10 ditë.
Advertisements
“Kur unë prezantohem që profesioni im është detektive, të gjithë mendojnë: Do ndash çiftet! Po si mund të ndaj unë çifte, unë thjesht faktor prova. Pastaj pjesa tjetër i përket gjykatave nëse ndahen”, u shpreh Lila.
Fevziu: Cila ka qenë puna e parë? Si e merrnin vesh që ekzsistoje si profesion, dhe nga të kontaktonin?
Advertisements
Lili: Ka qenë tradhti bashkëshortore. Në vitet e para kërkesa më e madhe ka qenë kjo. Në rrjetet sociale është shumë kollaj të gjesh gjithça.
Fevziu: Më trego rastin e parë.
Lili: Ishte grua dhe donte ndihmë, sepse kishte shumë dyshime tek partneri. Kishin shumë vite martesë dhe donte ta investigonte, të shikonte gjithë pëditshmërinë e partnerit.
Fevziu: Ti e ndiqje mbrapa? Sa kohë e ndoqe?
Lili: Fjala detektiv do të thotë investigim. Është në varësi edhe të klientit, të kërkesës edhe sa i vështirë është personi për ta kapur atë çka do klienti që vjen tek unë.
Fevziu: I qëndrojmë rastit të parë sa e ndoqe?
Lili: 10 ditë është e mjaftueshme. Nëse partneri ka një lidhje tjetër jashtë martese në 10 ditë do të takohet. Nëse në 10 ditë nuk zbulojmë gjë me lejen e klientit e zgjasim.
Fevziu: Dhe ti e faktove.
Lili: Provat tona janë faktike, fotografi, video, vendodhje ekzakte ku është personi. Ne fotografojmë gjithë ditën e personit. Çdo person që takohet, ku shkon. Provat sigurohen në ambiente publike.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!