Rritje e frikshme e rasteve me koronavirus në Shkodër. 11 të infektuar në 24 orët e fundit

Numri i personave të prekur nga koronavirusi në vend është rritur ndjeshëm ditët e fundit, ku infeksione të reja janë regjistruar edhe në qytete të tjera, veç Tiranës e Durrësit.

Advertisements

Mësohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 11 raste të reja me COVID-19 në qytetin e Shkodrës.

Nuk dihen ende detaje se si u infektuan këta persona, ndërsa më shumë informacione priten nga Ministria e Shëndetësisë.

Advertisements

Ditën e djeshme vendi ka regjistruar një numër rekord infeksionesh të reja, 44 raste.

Në një lidhje direkt në facebook, kryeministri Edi Rama reagoi ndaj kësaj situata ku u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë distancimin social dhe masat e higjienës, ndërsa paralajmëroi për rikthimin e karantinës në rast se situata vijon të përkeqësohet.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAnkth dhe panik! Infektohen me koronavirus 12 punonjës të Postës
Artikulli tjetërVaksína kundër koronavírusit / Kompania amerikane jep lajmin e madh