Kritiku italian i artit, Vittorio Sgarbi duket se e ka marrë me sportivitet ngjarjen, duke e cilësuar si një pagëzim shqiptar.
VLORË– Vjen reagimi i parë nga kritiku italian i artit, Vittorio Sgarbi, i cili rrezikoi jetën teksa bënte plazh në Palasë. Në një video të publikuar nga Report Tv, fillimisht kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ka sqaruar se italiani është në gjendje të mirë dhe i është rikthyer eksplorimit të Shqipërisë.
Advertisements
“Jam me Vittorio Sgarbi, gëzon shëndet të plotë sapo kemi vizituar Tepelënën dhe po shkojmë në Berat,”-thotë ai në video.
Më pas, kamera kalon tek Sgarbi, i cili duket se e ka marrë me sportivitet ngjarjen, duke e cilësuar si një pagëzim shqiptar.
Advertisements
https://youtu.be/uN4HpHmwtzg
“Çdo gjë ok, jam mirë. Momenti më i mirë ka qenë kur u zhyta në ato dallgë të mrekullueshme që për pak më morën me vete, por dola më i fortë se më parë. Vajza ime më shpëtoi. më nxorri nga uji, ka qenë një pagëzim shqiptar,“- tha Vittorio Sgarbi.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme. Vitorio Sgarbi është zhdukur për disa minuta në mes të detit në Palasë por që është nxjerrë nga vajza dhe rojet bregdetare.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!