Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto krah Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ku shkruan: Me Presidentin e Kosovës, pas një bashkëbisedimi si gjithnjë vëllazëror.
Advertisements
Kujtojmë se takimi mes Ramës dhe Thaçit vjen pasi ky i fundit është pritur në një takim nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta. Thaçi u shpreh ditën e djeshme se kishte ardhur në Shqipëri për një vizitë miqësore, për të takuar liderët politikë për shkak edhe të zhvillimeve të fundit politike në të dy vendet.
Kjo është edhe vizita e parë e Thaçit pas rihapjes së kufirit mes dy vendeve, si shkak i pandemisë së Covid-19.
Advertisements
Në këtë takim me Ramën, politikanët e dy vendeve shihen të buzëqeshur, ndërsa kryeministri Rama nuk ka dhënë më shumë detaje mbi takimin e tyre, pasi krahas fotos ai ka shkruar se bashkëbisedimi mes tyre është si gjithmonë vëllazëror.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!