Suksesi i eurobondit, duket se ka ndryshuar politikat ekonomiko-financiare në vend.
Advertisements
Kryeministri Edi Rama, sapo bëri me dije në një konferencë për mediat se biznesi i vogël nuk do paguajë as tatim fitim dhe as TVSH.
E gjitha kjo tha Rama nuk është pjesë e programit elektoral por do bëhet zyrtare, me ligj në Parlament dhe projektligji do i shkojë Kuvendit në këtë sesion parlamentar, para se Kuvendi të mbyllë punimet.
Advertisements
“Do e mbyll duke thënë këtë dhe do ju lutesha të na ndihmonit t’ua përcillnim atyre që sot kanë dalë nga një situatë e vështirë, atyre që janë punëkrijues, njerëzit më shembullorë sipas meje të Shqipërisë që duam ne, që është një vend i vështirë të gjesh punën që do por kush do të jetojë me punë, e krijon punën, biznesi i vogël.
Tani, cfarë do thoshim ne dhe përtej asaj që do thoshim, cfarë do mendonim e, sa shumë e ngatërruar do ishte nëse dje do kishim dalë sic doli Shqipëria, para se ne të merrnim qeverinë, nga një proces eurobondi, me brinjët e ngjitura dhe mushkritë të asfiksuara?
Nuk do bënim ato që kemi planifikuar me Shqipërinë 2030.
Në këtë sesion parlamentar do cojmë rishikimin e buxhetit dhe do rishikojmë paketën fiskale për biznesin e vogël duke i hequr tatim fitimin dhe jo për fushatë, jo me fjalë por me ligj dhe jo për këtë vit por deri në vitin 2029. S’do kenë tatim-fitimi dhe ministri ka sqaruar se jemi duke parë edhe TVSH-ë. Me këtë rezultat të djeshëm u them atyre që kanë biznes të vogël, ne do ju heqim edhe TVSH-në, limitin, deri në sa xhiro do e përcaktojmë në vazhdim.
Për disa vite ata mos kenë as tatim-fitimi as TVSH dhe kjo do bëhet me ligj në parlament , jo në fushatë”, u shpreh Rama.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!