Rama tha se qeverisja PD-PS nuk do të ishte një diktaturë, por një zhvillim i rëndësishëm demokratik, dhe sqaroi se këtë mendim e kishte serioz dhe jo batutë.
Advertisements
TIRANË– Pas akuzës së deputetes Rudina Hajdari e cila tha në Kuvend se kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, janë në dakordësi me njëri-tjetrin për çdo hap politik që hedhin, shefi i qeverisë iu përgjigj nga foltorja. Në përfundim të fjalës për marrëveshjen për Zgjedhoren, Rama tha se qeverisja PD-PS nuk do të ishte një diktaturë, por një zhvillim i rëndësishëm demokratik, dhe sqaroi se këtë mendim e kishte serioz.
“Zonja Hajdari më the që të bëj një diktaturë duale, unë dhe Luli. Unë hajde, se për shkaqe të ndryshme, që unë them që s’janë të vërteta, por unë dhe Luli të bëjmë diktaturë? Them se do të ishte një zhvillim i rëndësishëm demokratik, dhe këtë e kam seriozisht. Ndaj mos kini asnjë dyshim se Shqipëria nuk kërcënohet me diktaturë nga listat e mbyllura të hapura, me koalicione si pa koalicione. Nuk ka diktaturë! Përsa i përket procesit duhet të mbyllim marrëveshjen. Keni bërë gabim që u larguat nga Këshilli, por ne na duhet marrëveshje.”,-tha Rama.
Advertisements
Por çfarë tha Rudina Hajdari më herët?
“Më vjen neveri kur mendoj që në atë tryezë u arrit ajo që nuk duhet të ndodhte. Nuk donim luftë cilivile në këtë vend, ndaj respektuam këtë Kuvend. Ndaj zoti Edi Rama, kryeministër, duhet të respektoni dhe ju këtë institucion dhe mos të bëni këtë që bëjnë ata jashtë. Nëse ke ndërmend që të shpallesh diktator në sytë e botës, diktator bashkë me Bashën. Dilni bashkë aty dhe pranoheni para popullit dhe iu thoni që jeni diktatorë.”,-tha ajo.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!